West i veshi kepucet per here te pare ne Grammy, ne vitin 2008. Ato tani kane dale ne shitje nga koleksionisti i kepuceve Ryan Chang, permes shtepise se ankandeve Sotheby dhe do te shfaqen ne Hong Kong nga dita e sotme.
Nje pale kepuce te dizenjuara dhe te veshura nga Kanye West po dalin ne ankand dhe jane me te shtrenjtat qe jane nxjerre ne treg, sipas shtepise se ankandit qe i shet.
Prototipet Nike Air Yeezy 1 kushtojne plot 1 milion dollare.
Brahm Wachter, kreu i Sotheby, tha ne nje deklarate se kepucet ishin “kritike per zhvillimin e ekskluzivitetit Yeezy, qe u be nje nga markat me te rendesishme te atleteve ne histori”. Atletet jane numri 45-46, me masen europiane.
Çmimi i ketyre atleteve Yeezy tejkalon shifren rekord te meparshme – nje pale Nike Air Jordan 1s, te vitit 1985, te cilat u shiten vitin e kaluar per 615,000 dollare.
Yeezys do te shiten ne menyre private, qe do te thote se as bleresi dhe as çmimi perfundimtar i shitjes nuk do te publikohen, perveç nese vete bleresi deshiron.
Bashkepunimi i West me Nike u krijua midis viteve 2007 dhe 2009. Kjo ishte hera e pare qe Nike bashkepunoi me dike qe nuk ishte atlet. West i veshi atletet gjate nje shfaqje ne Grammy ne vitin 2008, ku performoi kenget “Stronger” dhe “Hey Mama”, vetem disa muaj pas vdekjes se nenes se tij.
Air Yeezy 1 doli me pas ne nje seri te kufizuar ne vitin 2009, i ndjekur nga Air Yeezy 2 ne 2012-en.
Ndersa ne vitin 2013 West i dha fund bashkepunimit te tij me Nike, duke thene se pjesa e tij e te ardhurave nga kepucet ishte e pamjaftueshme.
Vitin pasues, ai filloi te bashkepunoje me Adidas.
Partneriteti me Adidas rezultoi te ishte nje vendim fitimprures. Bashkepunimi gjeneroi pothuajse 1.7 miliarde dollare ne vitin 2020, siç raportojne Forbes dhe Bloomberg.