Anketa nxjerr ne pah se grupimin me i madh i te intervistuarve, kur konsiderojme pushimet e veres, jane pikerisht ata qe nuk do te bejne pushime sivjet. Gati 59% e shqiptareve shprehen se nuk do te bejne pushime sivjet.
59% e shqiptareve nuk do bejne fare pushime kete vit. Ky eshte sondazhi i realizuar nga IDRA.
Nderkaq, rezultatet tregojne se pavaresisht situates ekonomike apo frikes nga infektimi me COVID-19 rreth 36% shqiptareve deklarojne se po presin te shkojne me pushime gjate muajve korrik-gusht-shtator. Ka edhe nga ata qe tashme i kane perfunduar pushimet, rreth 2 %.
Me tej, verehet edhe nje pjese e qytetareve qe po presin lirimin e levizjes drejt destinacioneve turistike jashte Shqiperise per te shijuar pushimet jashte vendit.
Per me shume, IDRA zbulon edhe arsyet qe i pengojne shqiptaret per te shkuar me pushime kete vit, duke u ofruar nje liste me pergjigje te mundshme.
Gjetjet e anketes tregojne se vetem 8% e atyre qe nuk do te shkojne me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushte me shendetin. Kjo kategori e qytetareve e konsiderojne COVID-19 si arsyen kryesore per te anuluar pushimet e kesaj vere.
Pjesa tjeter prej 51% qe nuk do te bejne pushime kete vit permendin arsyet e lidhura me detyrimet qe kane me punen, familjen e tjera si dhe arsyen e lidhur me mundesite ekonomike. Duke shkuar ne detaje, rreth 22% deklarojne se kane angazhime te tjera pune apo familjare, çfare ua ben te pamundur te gjejne kohen per te shkuar me pushime sivjet.
Anketa ve ne dukje se pjesa me e madhe e tyre qe nuk do te shkojne me pushime jane ata qe nuk kane mundesi ekonomike, 29% (nuk do te shkojne me pushime sivjet kryesisht per shkak te pamundesise ekonomike).
Rezultati sipas te cilit gjendja ekonomike ngelet shqetesimi kryesor i shqiptareve ne keto muaj eshte mbeshtetur edhe nga anketa te tjera te meparshme qe ka realizuar IDRApoll.com.