Gjate ketij viti, siç ka pasur ndarje, ka lulezuar edhe dashuria.
Kur ka dashuri ne mes, çdo gje behet me e bukur. Madje edhe lajmet qe ne shkruajme jane me interesante kur personazhet kryesore jane dy vipa te dashuruar.
Ne fakt ata mund te jene dashuruar vite me pare, por ne 2019-en ata kane vendosur ta ndajne lidhjen e tyre me publikun. Se per cilet vipa e kemi fjalen, lexoni me poshte:
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj
Moderatorja e njohur Arbana Osmani duket aq e dashurur kete vit, sa lumturia i lexohet ne sy. 2019 duket se ka qene nje vit i mire per Arbanen e cila po jeton nje histori dashurie me regjisorin e programit “Dua te te bej te lumtur”, Eduart Grishajn. Kete vit, ata e bene publike lidhjen e tyre dhe kudo shfaqen se bashku.
Gent Fatali dhe Rozafa
Fillimisht e mohuan qe jane bashke, por me pas erdhi momenti per ta pranuar. Reperi i njohur Gent Fatali kete vit publikoi jo rrallehere foto me Rozafen, motren e Loredanes. Ai tha se e kishte vajze halle, por me pas rezultoi se kjo gje nuk ishte e vertete, por se dyshja ishin bashke.
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj
Kengetarja e njohur Jonida Maliqi nuk ka preferuar asnjehere te flase per jeten e saj private. Ajo deshiron qe te shkruhet vetem per sukseset e saj ne karriere. Gjithmone hermetike sa i perket ceshtjeve te zemres. Mirepo, kete vit eshte perfolur se ajo eshte ne nje lidhje dashurie me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Dyshja janë fotografuar jo rrallehere ne shoqerine e njeri-tjetrit. Madje, Romeo ka publikuar nje foto me Joniden ne Instagram, shoqeruar me disa zemra. Kjo foto eshte marre si nje konfirmim per lidhjen e tyre.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj
Binjaku tjeter Donald Veshaj duket se po jeton nje histori dashurie me moderatoren e njohur Bora Zemani. Edhe per dyshen eshte perfolur shume gjate ketij viti, po ata nuk kane pranuar te flasin rreth kesaj lidhjeje. Gjithsesi, kjo nuk i pengon ata te shfaqen kudo se bashku.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid
Nje nga lidhjet me te komentuara te 2019 eshte ajo e Dua Lipes dhe modelit Anwar Hadid. Pas ndarjes me Issac Carew, Dua Lipa u lidh me vellain e motrave Gidi dhe Bella Hadid. Dyshja duken mjaft te dashuruar me njeri-tjetrin.
Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha
Ata kane 2 vite se bashku, por ne fillim te ketij viti konfirmuan lidhjen e tyre. U desh qe te publikohej albumi i Vitmar Bashes, (ku muze kishte Marselen) qe ata te konfirmonin qe jane bashke dhe te dashuruar koke e kembe. Dyshja tashme shfaqen ne shoqerine e njeri-tjetrit kudo dhe me siguri se shpejti do te vije dhe dasma.