HOME
REAL ESTATE
AUTO MOTO
SHES BLEJ
PUNE
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Quick - News
Advertisement
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts
No Result
View All Result
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts
No Result
View All Result
Quick - News
No Result
View All Result
Home World Europe

Finlanda vendi me i lumtur ne bote

by admin
April 6, 2023
in Europe, Informacione, Kuriozitete, News, World
A A
0
shteti me i lumtur finlanda quick albania
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Renditja e vendeve me te lumtura ne bote behet ne baze te shume komponenteve qe jane te ndryshueshem nga viti ne vit. Vleresimi perfshinte mbeshtetjen sociale, lirine personale, produktin e brendshem bruto (PBB), edhe nivelet e korrupsionit. Edhe pse ne dukje ndonjehere e pavlere, shpallja si “vendi me i lumtur ne bote” ka peshen dhe rendesine e vet.

Raporti Boteror i Lumturise renditi Danimarken ne vendin e dyte, pastaj Zvicren, Islanden dhe Hollanden. Zelanda e Re ishte perseri i vetmi vend jo-evropian ne top 10. Mbreteria e Bashkuar ra nga vendi i 13-te ne 18-te.

Vendi me i lumtur  ne bote per te katertin vit radhazi eshte shpallur Finlanda . Vendi me i lumtur ne bote emerohet ne nje raport vjetor te sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara. Ky raport konfirmon se pandemia koronavirus nuk i ka shkurajuar finlandezet, diçka e pritshme kjo te pakten per hartuesit e dokumentit.

17 arsye pse Finlanda eshte vendi me i lumtur ne bote

1. Eshte shteti me i sigurt
Sipas raportit te fundit te publikuar gjate ketij viti, Finlanda eshte shteti me nivelin me te larte te sigurise.

2. Shteti me ekologjik
Finlanda eshte nje prej shteteve me ekologjike. Sipas Indeksit te Performances Mjedisore, ajo renditet nder vendet me ekologjike, me nje indeks prej  90.68%, duke konkurruar fuqishem me Islanden me 90.51% dhe me fqinjen e saj, Suedine, me 90.43%. Nje prej arritjeve me te medha te Finlandes eshte edhe prodhimi i energjise nga burime te rinovueshme. 

3. Ka me shume peme se cdo vend tjeter ne Europe
Finlanda ka me shume pyje per meter katror se cdo vend ne Europe.Gjithashtu renditet nder vendet e para dhe ne nivel boteror, mban vendin e 11-te.

4. Helsinki, kryeqyteti i gjelbër
Helsinki sapo ka hyre ne nje projekt tejet ambicioz, per te ndalur perdorimin e automjeteve te vjetruara, i cili pritet t’i jape frytet e tij deri ne vitin 2025.
Duke shfrytezuar fuqine e teknologjive te reja, autoritetet duan te krijojnë nje sistem publik transporti, sipas kerkeses aktuale, i cili do te jete aq i mire sa askush nuk do te kete nevojë per te perdorur makinat. Deri me sot, ky qytet ka ndertuar rreth 4,677.6 km korsi per biçikletat, levizje e cila eshte mirepritur nga banoret vendas.

5. Nje prej katedraleve me te bukura ne bote ndodhet ne Helsinki
“Tuomiokirkko”, eshte emri i nje prej katedraleve me te dashura ne bote, e cila ndodhet ne kryeqytetin finlandez, Helsinki. Ajo eshte  nje nga me te vizituarat e ketij qyteti.

RelatedPosts

dhimbje gjoksi quick albania

Vajza,arsyet pse ndonjehere keni dhimbje gjoksi

2 years ago
katedralja e helsinkit quick albania

6. Finlanda ka rreth 179,584 liqene
Jo me kot ky shtet njihet ndryshe si qyteti i qindra mijerave liqeneve. Aty ndodhen rreth 179,584 liqene, duke e renditur ate te dytin ne liste pas Suedise me numrin me te madh te liqeneve ne bote.

7. Saimaa, nje prej liqeneve me te medhenj
Edhe pse nuk eshte liqeni me i madh ne bote, ai eshte nje prej me te medhenjve, me nje siperfaqe rreth 3313.3 kilometra katrore. Ai ka nje bote te pasur nenujore, rreth 320 lloje te ndryshme peshqish.

8. Nje prej shteteve me tolerante
Sipas indeksit “Legatum Prosperity”, i cili rendit shtetet sipas lirise se individeve, bazuar ne lirine e tyre te fjales, fese dhe tolerances sociale, Finlanda mban vendin e nente ne bote. Ne kete indeks Anglia renditet e 15-a.

9. Ka barazi perfekte gjinore 
Ne vijim te pikes se mesiperme, vjen edhe barazia gjinore e cila mund te themi se eshte ne nivele te admirueshme. Sipas raportit te publikuar nga Forumi Ekonomik Boteror per Hendekun e Barazise Gjinore, Finlanda mban vendin e trete ne bote, pas Norvegjise, e cila eshte ne vend te dyte dhe Islandes qe renditet e para.

10. Aty jeton Babagjyshi

Finlanda është vendi i Babagjyshit të Krishtlindjeve, i cili jeton në Lapland.

Finlanda magjike quick albani a

11. Finlandezet e vleresojne kafene e mire
Sipas nje sondazhi te kryer se fundi, finlandezet jane konsumatoret me te medhenj te kafese ne bote. 12 kilograme kafe per person ne vit, rreth 2.1 kg me shume per person sesa Norvegjia, e cila mban vendin e dyte per konsumimin me te larte te kafese ne bote.

12. Shteti me numrin me te madh te saunave
Finlanda ka 5.4 milione banore dhe 3 milione sauna.

13. Sherbimi Wi-fi me cilesor
E keni menduar ndonjehere se cilat jane vendet me internetin me shpejtesi me te larte ne bote? Finlanda ben pjese ne 10 vendet qe kane internetin me te shpejte.

14. Spektakli i “Dritave te Veriut”
Finlanda eshte nje prej vendeve ideale per te shkuar dhe per te pare spektaklin e Krishtlindjes dhe te  “Dritave te Veriut”.

dritat e veriut finlande quick albania

15. …çuditerisht disa prej plazheve me te bukura
Edhe pse mund t’ju tingelloje disi e çuditshme, ne Helsinki ndodhen disa prej plazheve me te bukura ne bote. “Gjiri i Diellit” eshte nje prej me te famshmeve, qe ndodhet ne Aurinkolahti.

16. Ju mund te udhetoni ne kohe
Kufiri midis Finlandes dhe Suedise ju mundeson gjithashtu te udhetoni ne kohe. Finlanda eshte dy ore perpara sipas meridianit te Greenwich-it, ndersa Suedia vetem nje ore. Nje gje e tille do te thote qe ju kur udhetoni nga kufiri lindor ne ate perendimor, ju fitoni 60 minuta jete me shume! Nese ju e kaloni kete kufi gjate nderrimit te viteve do t’ju jepet mundesi qe brenda nje ore te festoni serish ardhjen e Vitit te Ri.

17. Finlandezet jane nder njerezit me te lumtur ne bote
Sipas Raportit te Lumturise Boterore, Finlanda renditet shteti i peste ne bote me banoret me te lumtur.

vendi me i lumtur ne bote quick albania

Pse duhet te vizitoni Finlanden

Finlanda eshte shtet me temperatura te ftohta, por gjithashtu eshte mikprites ne çdo kuptim te kesaj fjale. Cdo vend i Finlandes ka peizazhe te bukura, qytete te bukura e te pastra, dhe dashamiresi te madhe!

Cdo njeri do te zbuloje dicka te vecante ne Finlande. Atyre qe u pelqen komforti do ta shijojne saunen finlandeze, ndersa ata qe pelqejne gjera me me adrenaline, mund te skijojne ne vende te ndryshme.

https://dyqan.taxi https://dyqan.taxi
ADVERTISEMENT

Ju mund te shpenzoni ore te tera duke i eksploruar rruget e vogla e te lezetshme te Helsinkit apo ta vizitoni Porvoon e mahnitshem. Ndersa ata te cilet besojne ne magji, padyshim se duhet ta vizitojne fshatin e Babadimrit (Joulupukki).

Finlanda eshte vend i cili patjeter duhet te vizitohet, sepse me nje pamje piktoreske eshte vend i persosur per gjithsecilin qe ende beson ne perralla! Por sa ta vizitoni nje here, eshte e garantuar se do te deshironi qe prape te riktheheni atje.

Pra te gjithe keta komponente e bejne Finlanden nje nga vendet me te lumtura ne bote.

vendi me i lumtur ne bote  quick albania
finlanda castel quick albania
Tags: 2022arsyet kryesoreFinlandeshteti me i lumtur
https://quick.al/download-quick https://quick.al/download-quick https://quick.al/download-quick
Previous Post

Blerjet online ne Shqiperi

Next Post

Taylor Swift kritikon ashper Netflix per ‘shakane seksiste’

Related Posts

dhimbje gjoksi quick albania
Informacione

Vajza,arsyet pse ndonjehere keni dhimbje gjoksi

April 10, 2023
Next Post
Taylor swift netflix quick albania

Taylor Swift kritikon ashper Netflix per 'shakane seksiste'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Xhesika Berberi rrefen jeten ne Amerike
  • Saimir Tahiri lirohet nga burgu
  • Rooftop Bars in Tirana 5 me te miret
  • Jahtet tendenca e milionereve shqiptar
  • Rapsodia ne tryezen me autentike ne Lezhe

Recent Comments

No comments to show.
download quick.al application shkarko aplikacionin quick albania prona mjete lajme

Archives

  • June 2023
  • May 2023
  • April 2023
  • March 2023
  • February 2023
  • January 2023
  • October 2022
  • September 2022
  • August 2022
  • July 2022
Quick - News

© 2022 Quick | News & Info

Navigate

  • Contact
  • Home
  • Privacy Policy

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts

© 2022 Quick | News & Info