Tashme YouTube eshte kthyer ne nje stil jetese dhe cdo gje varet nga sa shikues ke. Youtube eshte edhe nje rrjet biznesi ku gjeneron para te shumta. Ai paguan te gjithe kanalet me me shume ndjekes dhe influencuesit me te medhenj. Por edhe kjo platforme ka politikat dhe rregullat e saj. Kur keto rregulla thyehen, athere vendoset edhe nje denim nga Youtube. Nje nga rastet eshte edhe ky qe do t’ju tregojme tani.
Sic e dime platforma YouTube eshte nje nga rrjetet me te ndjekura ne te gjithe boten. Aty postohet cdo gje qe ne duam te dime dhe na ka thjeshtuar cdo gje.
YouTube ka ka vendosur te mos e paguaje me, perkohesisht, kanalin e influencuesit te bukurise James Charles. Ky vendim u more, ne fillim te ketij muaji. Charles pranoi se u kishte derguar mesazhe me permbajtje seksuale dy djemve 16-vjeçare. Ai shperndau nje video me 25.5 milione ndjekesit e tij ne YouTube. Ne kete video, ai pranoi dy incidente ,te cilat kane ndodhur vitin e kaluar dhe nje tjeter kohet e fundit. Bloggeri tha se ishte i vetedijshem se personi me te cilin po shkembente mesazhe ishte i mitur. Video-ja eshte pare me shume se 8.5 milione here.
Charles tha te premten se pas videos ishin publikuar akuza ndaj tij qe ishin te rreme dhe per kete po punonte skuadra e tij ligjore.
YouTube konfirmoi per BBC se 21-vjeçari ishte hequr perkohesisht nga Programi i tyre i Partneritetit. Programi lejon YouTubers-at te monetizojne permbajtjen e tyre. Ata nuk thane per sa kohe do te perjashtohej nga monetizimi kanali i tij. Youtube ben me dije gjithashtu se ai monitoron cdo gje dhe merr masa per cdo kanal qe shfaq. Me kete gjest kjo platforme siguroi edhe njehere shikuesit e saj te cdo moshe se gjeste te tilla nuk mund te lejohen.
“Nese shohim qe sjellja e krijuesit brenda dhe / ose jashte platformes demton perdoruesit, komunitetin, punonjesit ose ekosistemin tone, ne mund te marrim masa per te mbrojtur komunitetin”, -tha nje zedhenes i YouTube.
Kjo eshte kompania e dyte qe rivlereson partneritetin e saj me Charles. Te premten, ai dhe kompania e kozmetikes Morphe njoftuan perfundimin e partneritetit te tyre.
Disa nga rregullat dhe kontrata qe nenshkruan me kete Platforme:
Ne vitet e fundit, YouTube ka forcuar kerkesat e tij per fitim parash. Per te aplikuar per anetaresim në Programin e Partnereve në YouTube (YPP), kanalet duhet te kene me shume se 4,000 ore shikimi ne videot e tyre ne 12 muajt e fundit dhe me shume se 1.000 subscribers.
Sapo nje kanal te regjistrohet ne kushtet e YPP, ka menyra te ndryshme qe te fitohen te ardhura. Kjo perfshin:
Reklamat: Per çdo 1 mije shfaqje te reklames para nje videoje te plote ne YouTube, youtuber-i do te paguhet me nje shume te caktuar parash.
Shitja e produkteve: Filxhane kafeje, bluza, postera, rripa dore, kellefe telefoni, objekte, kozmetike – te gjitha keto mund te gjenerojne para.
Financimi nga fansat: Kerkimi i donacioneve nga audienca, ndonjehere per permbajtje shtese. Platforma te tilla si Patreon lejojne krijuesit te fitojne para duke siguruar shperblime dhe perfitime per perdoruesit.
Ofertat e markave: Disa kompani paguajne youtubers-at per te bere video ne lidhje me produktet e tyre. Kjo mund te jete shume fitimprurese per disa influencues.