Nje mesazh qe u jep force, guxim, siguri dhe mbi te gjitha vleresim te gjitha grave, pa asnje dallim.
Disa prej grave dhe vajzave me te njohura ne Shqiperi, te cilat vijne nga fusha te ndryshme, jane bere bashke kete 8 Mars per te percjelle nje mesazh te rendesishem. Sigurisht qe ky mesazh nuk mund t’i drejtohej askujt tjeter ne kete dite te shenuar, veç grave.
“Hapu Udhe Vajzave”
Ishte nisma qe bashkoi emra te rendesishem si: Anuela Ristani, Brunilda Lahe, Elena Pici, Elkjana Gjipali, Elsa Ballauri, Elsa Halstaad, Ema Andrea, Evis Kushi, Linda Rama, Luiza Gega, Luljeta Bozo, Mariza Ikonomi, Marjana Kondi, Romina Kuko, Rudina Hajdari, Sihana Nebiu, Vera Bekteshi, Zhaklin Lektari.
“Hapu udhe vajzave. Kete 8 mars duam te sjellim nje mesazh te rendesishem per te gjitha grate dhe vajzat. Hapu udhe vajzave. Jo, nuk u drejtohem meshkujve kesaj here, por vete neve.Çdo arritje e jona, eshte nje udhe e hapur per brezin e ri te vajzave sot. Nen hashtagun #hapiudhevajzave ju ftojme te ndani videon me ate qe meriton t’i degjoje keto fjale çdo dite”, -ka shkruar Elkjana Gjipali, e cila realizoi videon, duke shtuar edhe nje falenderim per zonjat pjesemarrese.
Nje mesazh i fuqishem nga grate per grate.