Diten e djeshme Fero dhe Arbenita ndane lajmin e gezueshem per lindjen e vajzes se tyre, qe i beri ata prinder per here te pare. Arbenita solli ne jete nje vogëlushe te cilen çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagezua me emrin Nina dhe menjehere pas lindjes nuk munguan fotot ne rrjete sociale, teksa e dhane vete kete lajm te bukur.
Por ky lajm kaq i gezueshem per çiftin, u kthye dhe ne nje hidherim pasi babai i Arbenites nderroi jete ne te njejten dite.
Babai i saj nderroi jete nga Covid-19. Fillimisht kete tragjedi ne familje e beri te ditur motra e Arbenites permes nje statusi ne Facebook.
“Une kam raportuar me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat. Nje nga viktimat sot u be edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin se di a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veç edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e s’patem mundesi me u knaq,” -shkruan ajo.
Pas ketij lajmi te hidhur, ka reaguar per here te pare edhe Arbenita. Teksa ka ndare nje foto te te atit kur ishte i ri, modelja shkruan:
“Pusho ne paqe babi im. Te bekofte Zoti me nje vend ne parajse! Do te jesh gjithmone ne mendjen time. Ju lutem te gjitheve, gjithmone i tregoni te dashurve tuaj sa i doni dhe perqafojini, nuk do ta dini kurre se kur do te shkojne…”