Nje prej gjerave qe na “mundon” me shume ne fundvit, eshte te mendojme se çfare do t’i dhurojmë secilit prej te dashurve tane. Sigurisht, eshte nje mundim i embel, por duhet ta pranojme qe eshte kaq e veshtire te gjesh ate çka do te bente te lumtur secilin nga njerezit e zemres. Por Santa Margherita e ben gjithçka me te thjeshte.
Ky vend, qe ne na pelqen ta quajme oaz festiv, sepse aroma e festave ndihet qe pa hyre brenda, eshte vendi qe di te beje te lumtur kedo. Ne Santa Margherita, mund te gjeni gjithçka qe shijohet me shume gjate kesaj periudhe, duke filluar nga vererat dhe pijet me te mira, deri te panetonet dhe çokollatat me te shijshme qe keni provuar ndonjehere. Shija e panetones origjinale vjen nga Italia drejt e te Santa.
A kane kuptim festat pa keto gjera te mira?! Pergjigjen e kemi te gjithe te qarte, sepse shija e mire eshte e dashur per kedo, nga te gjitha moshat. Per kete arsye dhuratat e Santa Margherita jane zgjidhja e duhur, pa ju dashur te shqetesoheni nese dhurata do t’i pelqeje apo jo personit qe do t’ia jepni.
Per adhuruesit e vererave, Santa Margherita ofron shijen klasike te veres autentike italiane. Gjithashtu panetonet unike kane nje shije te pagabueshme, duke sjelle aromen italiane ne tryezat tuaja.
Veç shijes se padiskutueshme te produkteve, po aq fantastik eshte edhe paketimi ne shporta, per ta bere dhuraten edhe me speciale. Mund te shtoni ne shporte gjithçka qe doni. Ju paralajmerojme qe do ta keni pak te veshtire te perzgjidhni mes aq shume produktesh qe do te shihni.
Mund te vizitoni nga afer dyqanin e ndodhur ne zonen e Bllokut, prane Librit Univeristar per te zgjedhur nga afer dhuratat tuaja.
Vetem ne Santa Margherita do te gjeni ide te shijshme dhe origjinale dhuratash.