Prej 3 sezonesh ne Top Channel, Arbana Osmani drejton emisionin “Dua te te bej te lumtur” . E ndonese programi eshte i hapur per te gjithe njerezit duket se autorja dhe njekohesisht moderatorja e programit Arbana Osmani eshte e prere kur vjen puna te nje kategori te ftuarish.
Arbana Osmani eshte nje personazhi shume i dashur i televizionit, ku ne drejtimin e ‘Dua te te bej te lumtur’, kthen ne fytyren e njerezve buzeqeshjet dhe lumturine. Ne çdo puntate, surprize eshte nje personazh i njohur i cili lumturon te ftuarit. Kryesisht kane qene te ftuar personazhe nga fusha e artit, por asnjehere nuk kemi pare nje politikan qe eshte bere pjese e programit. Nje komentues i ka kerkuar Arbanes ne Instagram te ftoje ndonje politikan, per t’i lumturuar edhe ata.
“Aman, fto ndonje politikan aty se eshte shtrenguar nje çike puna qe nuk po vjedhin dot hapur, jepi pak lumturi”,-shkruan komentuesi.
Me nje fjale pa hezituar aspak, Arbana thjesht shkruan “Kurre”. Pra ne emisionin e Arbanes, nuk do te shihni asnjehere asnje politikan.