“Magneti” qe eshte zgjedhur me kete rast eshte premtimi per fitimin e shumave te medha parash, permes nje “shorteu”, i cili nuk eshte i vertete.
Ditet e fundit, shume prej eksperteve kibernetike kane ngritur alarmin dhe kane bere thirrje per kujdes te shtuar, sepse permes links-ve te ndryshem, platformat e smartphoneve po hakohen. Kjo skeme ka nisur te perhapet gjeresisht edhe ne vendin tone.
Nese edhe juve ju ka ndodhur t’ju vije nje link, i cili ju “fut” ne short per te fituar nje shume prej 200 mije lekesh, mos u mashtroni.
Ne telefonet e perdoruesve te shumte, sot eshte derguar nje link ku premtohet nje shume prej 200 mije lekesh.
Mesazhi:
‘Fondi i Wellness, Coca Cola. Klikoni per te hyre dhe per te marre pjese ne sondazh, keni mundesine per te fituar 200 mije leke’.
Mos klikoni mbi kete mesazh qe, me gjase, promovon marken Coca-Cola. Por nese e klikon dhe ndjek hapat qe te kerkojne, ka te ngjare qe t’ju vjedhin te gjitha te dhenat dhe te marrin informacion.