Nje virus i ri po targeton te githe perdoruesit e WhatsApp-it. Platforma e madhe e mesazheve po kercenohet nga nje aplikacion qe pretendon se mund ta beje roze platformen e mesazheve.
Per me teper, ky aplikacion premton dhe disa veçori te tjera.
Ekspertet kibernetike kane paralajmeruar perdoruesit e aplikacionit te mesazheve te kene kujdes nga klikimi tek nje link i tille qe vjen ne mesazhe. Lidhja eshte “maskuar” si nje perditesim zyrtar nga WhatsApp-i. Nese perdoruesi klikon ne link, telefoni i tij mund te hakohet duke humbur aksesin ne llogari.
“Kini kujdes nga WhatsApp Pink! Nje virus po perhapet ne grupet Whatsapp me nje lidhje shkarkimi APK. Mos klikoni ndonje lidhje me emrin e #WhatsappPink. Aksesi ne telefonin tuaj do te humbase”,- tha nje ekspert i sigurise kibernetike ne llogarine e tij sociale.