Nje punonjes spitali i akuzuar se ka munguar ne pune per 15 vjet duke marre rroge te plote, eshte mbiquajtur ‘mbreti i mashtruesve’ në Itali.
Mediat vendase e kanë identifikuar ate si Salvatore Scumace dhe raportohet se ka qene ne spital vetem nje here, diten e nenshkrimit te kontrates se punes.
Lajmin e pazakontë e kanë bere te ditur mediat lokale. Burri dyshohet se nuk ka shkuar me per te punuar ne spitalin Ciaccio, ne qytetin jugor te Catanzaro, qe ne vitin 2005. Thuhet se ai ishte paguar 538,000 euro ne total gjate viteve qe nuk ka punuar.
Scumace po hetohet tashme per abuzim me detyren, mashtrim dhe zhvatje ne kushte te renduara, ndersa gjashte drejtues te spitalit jane arrestuar si te dyshuar se kane ndihmuar ne mashtrimin afatgjate. Besohet se Scumace, punonjes civil, nuk ka ardhur ne pune prej vitit 2005 pas nje konflikti me ish-shefin e tij.
Arrestimet jane rezultat i nje hetimi te gjate policor per mungesat dhe mashtrimet e dyshuara ne sektorin publik italian. Punonjesi ishte nje nepunes civil dhe u caktua ne nje pune ne spital ne vitin 2005. Policia tha se pikerisht ne kete moment, ai ndaloi se shkuari ne pune. Burri akuzohet se ka kercenuar menaxherin e tij per te mos paraqitur nje raport disiplinor kunder tij. Me vone, kur menaxheri doli ne pension, mungesa e vazhdueshme e ketij punonjesi nuk u vu re kurre nga pasardhesi i saj ose nga burimet njerezore.
Ne 2015, policia zbuloi se 75% e punonjesve te keshillit bashkiak ne San Remo, nuk shfaqeshin ne pune.
Nje roje sigurie qe jetonte ne ambientet e keshillit kalonte kartat e tyre ne shenuesen e orarit per te kompletuar skemen e manipulimit.