Rendesia qe ka femijeria e hershme, me kalimin e viteve behet me e qarte, sepse ajo konsiderohet si momenti qe hedh bazat per shendetin, lumturine, suksesin dhe sjelljen shoqerore ne te ardhmen e çdo individi. Mosha nga zero deri ne pese vjeç, per çdo femije, mund te shenoje nje kohe me mundesi te medha. Ose me shans te humbur per nje te ardhme me te mire.
Si te edukoni femijet ne menyren me te mire ndoshta nje nga mesimet me te mira ne jete. Fillesat e cdo jete njerezore jane nje kohe me potencial te pakufizuar. Cdo sekonde nje femije krijon me shume sesa nje milion lidhje te reja nervore. Krijoni keshtu lidhje me mendjen kureshtare, trupin, miqte dhe mjedisin rrethues.
Ashtu si edhe thenia e Jean Paul Sartre, “Cdo njeri, krejt natyrshem, e ka nje vend te vetin. As kryelartesia, as vlera nuk e percaktojne ne cfare lartesie ndodhet. Kete e vendos femijeria.”
Gjate periudhes kur prinderit duhet te marrin nje vendim per edukimin e femijes se tyre, ndodh qe edhe te gabojne ne zgjedhje. Nese zgjedhja nuk eshte e duhura, atehere mundesite jane qe femijet, vite me vone, ta tregojne koston. Kjo gje mund te kete lene pasoja te pakthyeshme pas. Per ta kuptuar sa e rendesishme eshte si te edukoni femijet qe ne hershmeri te çdo femije dhe per te pasur nje pergjigje te argumentuar. Nje bisede me nje eksperte edukimi do te ndihmonte shume. Vecanerisht per prinderit e rinj.
Zysh Etleva ka mbi 30 vjet pervoje ne mesimdhenie ne sistemin e Arsimit te Mesem te Ulet ne sistemin tone te edukimit. Po ashtu, ajo ka eksperience ne mesimdhenie ne nivel universitar ne Shkenca Edukimi. Pervoja e gjate ne sistemin arsimor, e ben mesuese Etleven nje ze te rendesishem kur behet fjale per edukimin e femijeve.
“Jo te gjithe femijet e suksesshem kane lindur nxenes te mire. Sigurisht, personaliteti luan rol te madh ne prirjet e femijes, ritmet e nxenies, nder aktivizimin. Por eshte e rendesishme qe cdo femije te marre motivimin e duhur”,- thekson zysh Etleva. Duke u nisur nga ky fakt, pyetja e prinderve “A duhet te investoj ne edukimin e hershem te femijes?” merr pergjigje bindese. Sepse zgjedhja e nje vendi te specializuar dhe te certifikuar se si te edukoni femijet eshte nje hap i sigurt me prane se ardhmes.
Qellimi i si te edukoni femijet ne femijerine e hershme eshte aktivizimi i kuriozitetit te natyrshem te femijes. Nese procesin e te mesuarit e perfshijme permes lojerave dhe aktiviteteve te larmishme si vizatim, muzike, lexim, shetitje ne natyre. Ne kemi realizuar njekohesisht zhvillimin njohes, krahas atij emocional, social, fizik, estetik, e keshtu me radhe.
Femija meson ne menyre te natyrshme, motivohet dhe kuriozohet po aq natyrshem, pa u sforcuar ne kete proces. Ky eshte edhe arti i edukimit. Nese arrijme kete, e kemi ftuar femijen te vije me deshire ne nje mjedis ku ndjek rrugetimin zhvillues.
Siç dihet, femijet lindin me aftesine per te thithur dhe mesuar gjate femijerise se tyre te hershme. Vendosja prane nje mjedisi te pasur e te strukturuar, i ben ata te nderveprojne me njeri-tjetrin. dhe me gjithçka kane perreth qe eshte shume e rendesishme ne kete faze te jetes.
Ky fakt i ben ata te habiten, te behen kureshtare, te kerkojne, te gjejne zgjidhje. Te provojne perseri e ne fund te nxjerrin vete mesime nga situatat e krijuara.
Studime te shumta kane arritur ne perfundimin se femijet me qasje ndaj edukimit cilesor qe ne hershmeri, i ben me te pergatitur per te ardhmen e tyre. Ata kane nje fjalor me te pasur, komunikim me te mire, aftesi sociale, marredhenie me pozitive me shoket e klases. Gjithashtu kane nje gatishmeri me te larte per t’u arsimuar.
“Kur ne procesin e te mesuarit e perfshijme permes lojerave didaktike dhe aktiviteteve te larmishme si vizatim, lexim, shetitje ne natyre. Ne kemi realizuar njekohesisht zhvillimin njohes, krahas atij emocional, social, fizik, estetik, e keshtu me radhe. Femija meson ne menyre te natyrshme, motivohet dhe behet kurioz po aq natyrshem, pa u sforcuar ne kete proces”,- thote zysh Etleva.
Eshte sa e bukur, po aq edhe e veshtire te nxjerresh potencialet qe femija ka brenda vetes. Se pari, duhet te njohim tipin e femijes, çfare interesash shfaq ai ne procesin e te mesuarit. Secili nga ne ka interesa te vecanta ne nje fushe te caktuar. Por jo gjithnje ato njihen apo zbulohen nga edukatoret. Eshte misioni i edukimit te zbuloje çfare prirjesh ka femija. Kur flas per edukatoret, e kam fjalen edhe per prinderit, qe jane institucioni bazik ne edukimin e femijes. Nese nisemi nga respektimi i vecantise tek femijet, sigurisht qe edhe procesi si te edukoni femijet behet me harmonik dhe i natyrshem.
Filozofia eshte kuptimi i te mesuarit permes perfshirjes aktive ne veprimtari te udhehequra, lojera, dhe ne ndertimin e njohurive ne menyra te ndryshme.
Mesimdhenia, mesimnxenia dhe zhvillimi i femijes nuk eshte nje proces mekanik, por nje proces organik dhe i pandalshem.Ne s’mundemi te parashikojme rezultatin e zhvillimit, por mund te krijojme kushtet ne te cilat ata do te fillojne te shfaqin veten.
Pervojat dhe njohurite qe femijet sjellin ne mjediset mesimore, te kombinuara me kuriozitetin e tyre natyror jane themeli i te mesuarit se çfare eshte e rendesishme. Perfshirja ne aktivitete te ndryshme i aktivizon ne ndertimin e dijes.
Marrja pjese e veprimtarive dhe puna ne grup jane te lidhura ngushte dhe jane thelbesore per rritjen. Keshtu femijet zhvillojne aftesine dhe besimin per te bashkepunuar me te tjeret. Aplikimi i arteve te bukura me mesues specialiste te fushes, ofron kenaqesi dhe nje menyre qe femijet te interpretojne boten e tyre reale dhe imagjinare. Shprehin krijimtarine, ndjenjat dhe kuptimet e tyre.
Ne parcelat e fermes te vogel, femijet kujdesen per bimet, ashtu si edhe per kafshet. Zhvillimi fizik dhe mireqenia e çdo femije arrihet mes aktiviteteve te larmishme. Ne quajme te rendesishem nderveprimin ne natyre dhe me natyren. Kjo u lejon femijeve jo vetem zhvillimin e shendetshem, por mbi te gjitha, fillimet e krijimit te nje stili jete te bukur. Lojerat ne mjedis te hapur rritin kenaqesine e femijeve dhe njekohesisht i forcojne dhe zhvillojne shumaneshmeri. Mjedisi ofron kohe, hapesire dhe mundesi per aktivitete fizike, pervetesim te njohurive sipas niveleve, ate qe i duhet dhe ushqim te shendetshem. Na pelqen ta mendojme edukimin ne partneritet te pandashem midis prinderve dhe edukatoreve.
Shpesh, shohim femije te moshes se vogel qe mbajne ne duar telefonat e prinderve. Nuk mund te rrish pasive tek sheh nje fenomen ne perhapje dhe kaq te demshem per femijen. Prinderit sot kane kulturen e duhur ta kuptojne, por nuk kane durimin ta bejne. Gjithçka varet nga menyra se si ne organizojme kohen e femijes. Nese aktivitetet jane te larmishme, e te organizuara mire, do permbushin te gjithe deshirat e kenaqesite e femijes. Keshtu qe ai nuk do te gjeje kohe per teknologjine. Ne rastin me te mire, do ta veme ate ne sherbim te edukimit te mireorganizuar e te planifikuar me kujdes. Nese femijeve ua mbushim kohen e tyre te lire me aktivitete. Ne menyre te natyrshme, kemi shmangur keqperdorimin e teknologjise.
Cili eshte celsi juaj i komunikimit me femijet?
Femijet njesoj si te rriturit, duan te jene te respektuar. Dashuria duhet te jete ne raport te drejte me respektin. Dashuri e shprehur permes fjaleve te zgjedhura me kujdes, nje komunikim etik pershtatur moshes se tyre, por mbi te gjitha respekt. Respekt ndaj personalitetit te tyre. Per te fituar respektin e femijeve, jemi ne ata qe duhet t’i respektojme me pare.
Sa i rendesishem eshte motivimi dhe vetevleresimi tek femijet?
Personaliteti luan rol ne gatishmerine, prirjen e femijes, ritmet e nxenies dhe aktivizimit. Por eshte e rendesishme qe çdo femije te marre motivimin e duhur.Nje nga gabimet ne edukim eshte ideja e kufizimit te te mesuarit ne klase. Klasa eshte burimi kryesor i mesimit, por zhvillimi i tyre duhet te mos mbetet aty. Duhet qe te shtrihet jashte mureve te klases. Kjo e motivon se tepermi femijen. Nese femija ndihet i motivuar dhe i vleresuar ne rrugetimin e tij, vetevleresimi vjen gjithnje ne rritje.
Cilat jane vecorite qe duhet te kete nje edukatore e kesaj grupmoshe?
Ajnshtajni, diku thote: “Nese kur kam qenë i vogel me ke mesuar se elefantet flene ne peme, tere jeten do ndihem budalla.” Pra ekziston nje opinion i gabuar ne pergatitjen e edukanteve te arsimit parashkollor. “Meqe femijet jane te vegjel, mesuesit nuk duhet te dine shume.” Jo, perkundrazi. Edukuesi duhet te dije aq shume sa te mbushe e pasuroje boten e femijeve dhe te jete aq i afte sa te thjeshtoje njohurite pershatur me moshen e tyre. Mbi te gjitha, te respektoje personalitetin dhe uniken e çdo femije.
Cfare duhet te kete parasysh nje prind per te zgjedhur vendin e duhur per edukimin e femijes?
Zgjedhja e nje institucioni edukimi eshte ceshtje teper delikate per cdo prind. Pedagogjia bashkekohore pohon se vitet e para jane teper te rendesishme ne formimin e personalitetit te femijes. Nje prind duhet te jete i vemendshem ne filozofine e institucionit, stafin qe i jep jete programit te detyruar. Te vleresoje ekspozimin e femijes ne ajer te paster, rrezet e diellit, pranine e natyres dhe shumellojshmerine e aktiviteteve ne procesin mesimdhenie-mesimnxenie. Kush mendon se femija shkon ne kopsht per te kaluar kohen, gabon.
Si e peshkruajne femijet tuaj nje dite me aktivitete?
Kur pyetem femijet, na thane gjithe entuziazem “Sepse luajme,mezi presim te takojme shoket qe i duam shume”…Mund te kuptohet edhe nga pergjigjet e tyre, qe hapesirat e interesave jane shumengjyreshe. Femijet kane nevoje per gjithçka ushqen trupin, mendjen, ndjenjat dhe emocionet e tyre.