Nje rrefim ekskluziv per punet e bukura qe po vijne shume shpejt, per gjendjen me te mire profesionale dhe personale, si edhe per disa te fshehta te parrefyera me pare. Rikthimi ne shtepine e madhe, pas nje shkeputjeje 4-vjeçare, ka qene thuajse i pandjeshem per Eneden.
Koha ka fluturuar, sepse artistja iu perkushtua me shume muzikes, prodhimeve te reja muzikore, koncerteve live, “The Voice”, “Top Talent” e nje sere aktiviteteve te tjera artistike, te cilat jo vetem i mbushen kohen, por edhe i plotesuan dimensione te tjera profilit te saj artistik. Çmimi i pare ne “Kengen Magjike”, nje sukses qe Eneda e shijoi per gjithe vitin 2020, e beri ate te vetmen kengetare qe ka fituar çmimet e para te te gjitha festivaleve muzikore ne vend. Megjithate, kur erdhi serish oferta per ne “Portokalli”, Eneda s’mund ta refuzonte, edhe pse ende kishte neper duar disa projekte qe kerkonin impenjim maksimal. E njihte mire ate vend dhe e ndiente se kishte ende shume per t’i dhuruar publikut nga ajo skene, e cila gjallon karaktere dhe rezervon gjithmone surpriza.
Thone se nuk te shkon mbare nese rikthehesh ne te njejtin vend pune pasi je shkeputur nje here, por kush e vleresoi kete teori si absolute? Steve Jobs e beri, keshtu qe secili prej nesh mund ta beje dhe te gjeje nje pjese te shtepise qe ka lene, gjysmen e zemres, te miqve, bashkepunetoreve dhe te mos ndihet kurre i huaj, as i perjashtuar, as i lene menjane, perkundrazi, i mireseardhur ne nje vend ku, me shume se gjithçka, te mban gjalle hareja dhe gezimi i familjes se madhe – si “Portokallia”.
Ishte menduar te vinte si nje kopertine vjeshte, kur lajmi se Eneda Tarifa do te rikthehej ne skenen e madhe sapo ishte bere publik, por nuk ishte e thene. Me shume se kushdo, Eneda e di mire qe te jesh personazh i njohur, nuk do te thote domosdoshmerisht te te duan te gjithe, por nese je para publikut ajo qe je ne te vertete ne jete, piket i ke te fituara. Ketu, ne fakt, duhet te nise sfida e vertete per ata qe dalin ne ekran…
Ke mbyllur sezonin e pare ne “Portokalli” pas nje shkeputjeje 4-vjeçare nga ajo skene, ishte si nje rikthim ne shtepi?
Po, ishte si nje rikthim ne shtepi. E kam menduar qe ne momentin e pare qe kam vene kembe perseri ne ate skene dhe me vjen mire qe gjeta gjithçka siç e kisha lene. Jam e lumtur qe jam rikthyer.
Kur t’u ofrua mundesia per t’u rikthyer, e mendove dy here apo ishe e sigurt qe kjo ishte ajo qe doje?
Ne fakt, e mendova dy here, sepse kjo do linte mbrapa disa impenjime qe i kisha nisur, keshtu qe mora pak kohe, por deshira dhe nostalgjia per ate vend me beri qe te rikthehesha. Sigurisht, edhe mendimi qe kemi bere gjera te bukura ne ate skene me ben qe te vazhdoj t’i qendroj besnike asaj skene.
Cili eshte ndryshimi i Enedes se para 4 viteve me Eneden e ketij sezoni?
Ndryshimi i Enedes se atehershme me Eneden e tanishme them se eshte mjaft i madh, sepse tani jam me e perqendruar, jam shume here me e bindur, me e sigurt, me e qete dhe profesionalisht vij me e pjekur. Me kalimin e viteve, te gjitha eksperiencat profesionale plotesojne profilin artistik dhe shtojne pike ne permiresimin e cilesive profesionale te nje artisti. Kështu, besoj, ka ndodhur edhe me mua.
Per cfare te vlejti me shume largimi per 4 vite?
Me sherbeu per shume gjera. E para, per t’iu rikthyer muzikes, per te prodhuar kenge. Gjate kesaj periudhe 4-vjeçare kam prodhuar 4 kenge, njera prej te cilave eshte fituesja e “Kenges Magjike”, nje çmim teper i rendesishem per mua, qe mbyll serine e te gjithe festivaleve te fituara. Po ashtu, ishte nje periudhe qe me sherbeu per t’i qendruar edhe me afer vajzes, si edhe per te bere eksperienca te tjera siç ishte “The Voice”, “Top Talent”, disa projekte paralele ne Top Channel shume te bukura e te pelqyera nga publiku. M’u desh shume kjo periudhe, por dua qe te vazhdoj me kete ritem, ne menyre qe te vazhdoj te prodhoj serish muzike.
Cfare te kishte munguar me shume nga “Portokallia”?
Nga “Portokallia” me kishte munguar me shume intensiteti i punes, shpejtesia me te cilen duhet te veprosh, presioni nen te cilin gjendesh çdo jave dhe te mban aktiv – eshte i pakrahasueshem me çdo lloj ritmi tjeter ne ndonjë program televiziv.
Si ishte ta ndiqje “Portokalline” nga ekrani?
Nuk e kam pare shume, sidomos vitin e pare pasi u shkeputa, per shkak se te dielave gjithmone kam qene ne ndonje aktivitet muzikor. Edhe ne rastet kur e shihja, kuptohet, vija re me shume gjëra qe publiku nuk arrin dot t’i dalloje. Nese je pjese e asaj trupe, gati-gati lexon çdo levizje te çdo aktori dhe kupton pertej aktrimit.
Cilat ishin reagimet e njerezve kur mesuan se do te riktheheshe, pati nga ata qe rrudhen buzet?
Reagimet e njerezve ishin te jashtezakonshme, nuk prisja te kisha kaq shume mesazhe e telefonata ende pa u konfirmuar lajmi se do isha perseri pjese e “Portokallise”. Mbi te gjitha, u gëzua mami im dhe familja ime qe e kane ditur gjithmone deshiren time te madhe per “Portokalline” dhe dashurine qe kam per te.
Sigurisht, pati edhe reagime te tipit “Po ti e bere nje here, nuk eshte monotoni?” Mendoj qe duhet te kete pasur edhe njerez qe kane rrudhur buzet, por kjo per mua nuk perben asnje problem. Varet se ku e sheh veten dhe ku do te shkosh. Njerezit gjithmone do reagojne ne nje menyre apo ne nje tjeter, por kane gjithe kohen e duhur per t’u rimesuar edhe me ketë.
Gjate ketij 4-vjeçari ke provuar edhe eksperienca te tjera televizive, cilen do te veçoje me shume?
Jane gjera te ndryshme, ne fakt, nuk mund t’i krahasoj. Megjithate, do ta veçoja “The Voice”, sepse eshte formati qe me ka pelqyer gjithmone. Ka pasur nje tjeter dinamike nga “Portokallia”, por jam munduar te beja me te miren time, ate qe kam bere gjithe jeten. Puna ne “Voice” me ka pelqyer per shkak te komoditetit qe me ka dhene edhe Ledioni, por edhe formati. Vetem se e bera per pak kohe, do te doja qe te ishte me e gjate si eksperience. E kujtoj si nje periudhe shume te bukur. Kam kaluar shume mire edhe me koleget dhe, pa dyshim, edhe sepse jam marre me femijet.
Cili eshte komenti i Arias tani qe te shikon serish ne “Portokalli” dhe kupton me shume, si me e rritur?
Aria u gezua shume per mua, sepse une e doja shumë kete rikthim. Sa here jemi duke bere humor te dyja, ajo me thote shpesh: “O mami, po ti je tamam per te “Portokallia”. Edhe pse eshte ende e vogël, eshte mjaftueshem e madhe per te kuptuar shume gjera – edhe nga ato qe mua as m’i merr mendja.
Aria te do me shume si kengetare, prezantuese apo aktore (interpretuese ne “Portokalli”)?
Aria me do si mamin e saj, nuk do t’ia dije sa lodhem une ne punen time. Ajo do kohen e saj. Une as nuk ia imponoj te me shikoje ne “Portokalli”, ne festival apo kudo tjeter ku jam ne ekran. Sepse mendoj se ajo tani ka nevoje per mua, si nene. Kur te rritet, le te gjykoje vete si do me doje me shume (artistikisht), por jam e bindur se edhe kur te kuptoje me shume, serish do me doje si mamin e saj. Te tjerat, t’ia leme kohes.
Je prane sezonit te dyte te “Portokallise” per kete vit, si e parashikon te ardhmen e ketij spektakli, çfare do te shikoje publiku tjeter nga ty?
Normalisht, kemi filluar punen dhe jemi duke menduar te gjitha mundesite qe kemi per te krijuar karaktere te reja. Besoj do te kem mundesi te rishfaq ndonje personazh te ri, frymezuar nga jeta e perditshme dhe nga karaktere qe shohim perdite ne jeten tone. Nje karakter qe ka pasur shume sukses ka qene Eni Vasili, por fatkeqesisht u be vetem nje here nga une. Ajo qe na ben ne me te mire dhe kerkues ndaj vetes eshte fakti qe jemi gjithmone ne prove. Artisti eshte gjithmone ne prove me vetveten, sepse eshte ne nje provim deri ne momentin qe e nxjerr ne publik vepren e vet. Por parashikoj qe me disiplinen qe ka çdo aktor atje brenda, do te jete nje sezon gjithashtu i suksesshem.
Po zerave qe thone se “Portokallia” e ka permbushur misionin e saj?
Kam 10 vjet qe e degjoj kete histori. Jo e ka permbushur ciklin e vet, jo s’ka ca te beje me shume, jo po te njejtat gjera. Ne fakt, mos harroni se jane vete njerezit, eshte vete publiku qe zgjedh ta çoje telekomanden te dielen ne darke ne Top Channel per te pare “Portokalline”.
Me 31 dhjetor u publikua “Dashuri siberiane”, kenga e fundit shoqeruar edhe me nje videoklip. Pse vendose te vish ndryshe ne muzike, ke deshire te eksperimentosh?
“Dashuri siberiane” nisi si nje projekt i iniciuar nga Petrit Como, i cili ishte mbeshtetesi kryesor i ketij projekti. Eshte vellai i tekstshkrueses Drita Çomo, historine e se ciles jo te gjithe mund ta dine. Une nuk dua te ndalem ketu, per shkak te trishtimit te madh qe permban, megjithate, jam e bindur qe, nese do te ishte gjalle sot, Drita do te ishte nje nga poetet me te mira te kohes sone, per talentin dhe mesazhet qe percillte permes shkrimeve te saj. Jeta e tyre e vuajtur ka bere qe kjo vajze e re, ne moshen 23-vjeçare te shkruaje kaq bukur. Poezia dhe libri i saj me joshen menjehere. Kur bashkohen disa njerez te mire bashke, bejne gjera te mira. Kompozitori Edmond Rrapi i eshte pershtatur shume bukur tekstit te kenges. Fillimisht, e mora si material per ta regjistruar, por pastaj thashe qe keto kenge i dua per vete qe t’i kem ne repertorin tim. Them keto kenge, sepse nuk eshte materiali i vetem qe kam punuar me kete grup artistesh dhe me Shpetim Saraçin, qe ka qene orkestruesi kryesor. Me date 14 shkurt do te publikoj edhe kengen e dyte. Jane dy kenge te natyrave te ndryshme, qe vijne ne nje kohe te shkurter. Edhe une e shoh veten shume ndryshe, sepse me jep dimensione te tjera ne karakterin tim artistik.
Si po e menaxhon kohen tani qe rikthehesh me nje impenjim me te madh? A mbetet kohe per jete private?
Po te duash, e gjen gjithmone kohen per jeten private…
Periudha e gjate e pandemise ndryshoi gje tek ty, çfare ndikoi me shume?
Periudha e gjate e pandemise ndryshoi gjithçka tek te gjithe njerezit ne bote, por veçanerisht tek artistet mund ta mendosh edhe pozitivisht, sepse nje artist do kohen e vet, periudhen e vet te krijimit dhe te reflektimit, keshtu qe nje artist eshte i privilegjuar, sepse ka çfare te beje. Ne te njejten kohe eshte i penalizuar, sepse i vetmi burim i te ardhurave eshte kontakti i tij me publikun, koncertet, aktivitete te ndryshme social-kulturore. Kjo, natyrisht, ka munguar, por ndoshta une jam tipi qe gjej gjithmone anen pozitive te gjerave, sepse kjo me ben te ndihem me mire, me jep energji, me ben qe te eci perpara ne çdo lloj situate. Duhet te jemi te përgatitur.
Viti 2020 me tri cilesi per ty …
Sfidues, i mbare, i suksesshem. Edhe nese per te gjithe ne, viti 2020 ka qene nje vit jo shume i bekuar, se nuk dua te them i mallkuar, per mua ka qene nje vit suksesesh. Me riktheu te “Portokallia”, me beri te lumtur per faktin se tani jam me Arian ne nje shtepi te re, pata kohe te merrem me gjera te lena pezull dhe e treta, qe pata mundesi te prodhoj disa kenge te reja.
Eshte e veshtire te jesh shoqe me bashkepunetoret?
Unë mund te jem shoqe me kedo. Vetem duhet te kemi parasysh diçka ketu. Si fillim, te gjithe ne, nuk kemi per qellim te behemi shoke me ata qe na qellon te bashkepunojme. Jemi aty, sepse kemi te tjera interesa (pune). Nese gjate rruges, na ndodh qe te miqesohemi me shume me disa, zgjedhim te jemi shoke jashte punes. Natyrisht, kjo nuk eshte e thene te ndodhe gjithmone… Une kam shume shoke dhe miq, nje pjese te mire te te cileve i kam fituar nga eksperiencat e mia ne pune. Jam me fat qe i kam…
Po ne planin personal, cilat jane objektivat?
Dua te arrij qetesine e munguar. Shpresoj shume qe fati dhe rruga te me takoje me dike qe te ma sjelle kete qetesi.