Lista kete vit bie poshte, sepse mbi çdo liste e mbi çdo çmim virtual, jane MJEKET ata qe meritojne cmimin personazhi i vitit ,jane ne vijen e pare te frontit dhe vazhdojne ta bejne kete pa pritur gje ne kembim. Por kane mirenjohjen tone te perjetshme.
Jane me dhjetera e me qindra emra, te cilet i kemi degjuar fare pak ose edhe aspak para ketij viti, kur, ra ky fat e u pame. Por u bene aq familjare, saqe dita nuk mund te mbyllej pa nje keshille te tyre nga ana tjeter e televizionit, aq virtuale saqe u kthyen edhe ne meme e ne “kercenime” të tipit “aman, vetem ti mos dil me ne televizor”.
Efekti i pandemise, i nje semundjeje te rrezikshme qe gjunjezoi te gjithe globin, nuk ishte shkaterrues vetem per Shqiperine, por te gjithe e dime qe veshtiresite e nje vendi ende ne zhvillim si yni, do te dukeshin me shume ketu.
Ndonese izolimi pushtoi te gjithe globin, bllokoi zhvillimin e ndali jeten per te gjithe boten, ne Shqiperi demi ishte me i madh; ekonomik, social, psikologjik. Por nese nuk do te ishte zeri i tyre, nga çdo cep i spitalit, i studiove televizive apo rrjeteve virtuale, te gjithe e dime qe pasojat do te ishin edhe me te renda.Ashtu siç nuk do te ishte e njejte edhe qetesia jone, kur pas gjithe dites me sy e veshe hapur per te degjuar a lexuar diçka me shume, nje ze si Pipero ne mbremje, nje qetesi si ajo e Sulçebes apo “urdhrat e prere” te Najado Çomos na jepnin shprese se e nesermja, sidoqofte, do te ishte me e mire.
Ja pse kjo liste eshte shume me e rendesishme se çdo çmim tjeter e me me peshe se çdo kopertine me ngjyra e drita ne diten e fundit te 2020-es.
Ne kete liste, natyrisht, s’mund t’i përfshinim te gjithe emrat. Jane te panumert ata qe ishin e vazhdojne te jene ne vijen e pare qe meritojne personazhi i vitit. Ashtu siç jane mesuar te punojnë, te heshtur, te përkushtuar e vetemohues per t’i sherbyer kujtdo qe ka nevoje.
Megjithate, jane disa mjeke (apo perfaqesues te shendetesise) qe te gjithe ne i kemi degjuar me shume se te tjeret. Ata qe kane qene ne kontakt te vazhdueshem me te semuret me Covid dhe ne kontakt te vazhdueshem gjithashtu edhe me mediat, gjithmone te hapur per te dhene keshilla, per t’u sherbyer njerezve qe kane nevoje e per te dhene ndihmen e tyre me ç’te munden.
Ogerta Manastirliu
Eshte dekretuar ministre e Shendetesise per here te pare me 19 mars 2017 dhe per here te dyte, pak pas zgjedhjeve parlamantare, me 10 shtator 2017, kohe prej se ciles mban pozicionin minister i Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale. Manastirliu mban titullin Doktor i Shkencave, ne “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Ky vit ka qene nje sfide e vertete per shendetesine, ashtu si edhe per karrieren politike te vete ministres, e cila, natyrisht, e konsideron sukses menaxhimin e kesaj pandemie, se bashku me ekipin mjekesor, per te cilin ajo gjithmone ka shprehur krenarine. Ndonese dikasteri qe ajo drejton ka qene edhe ne fokus te sulmeve politike e sociale, Manastirliu dhe grupi me te cilin ajo ka percjelle te gjithe kete vit te veshtire, pertej ngjyrave e kendveshtrimeve politike, meritojne medaljen personazhi i vitit. Ne jeten personale, Manastirliu ka kaluar edhe nje dhimbje te madhe siç ishte humbja e te atit, por megjithate, shume shpejt u gjend ne terren – atje ku ka koleget e saj dhe ku ka ende nevoje per ndihme e shprese per jeten.
Mira Rakacolli
Zv/ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, njekohesisht edhe kryetare e Ekipit te Eksperteve, nuk ka qene me e qete se te gjithe koleget e saj mjeke. Por eshte nje mjeke neurologe me qetesine dhe modelin e njeriut te urtë e te mençur qe, kur e thote fjalen e vet, ta mbyll gojen nje here e mire. Sepse Rakacolli nuk ka rruge te mesme, as kompromis perballe profesionalizmit te saj.
Silva Bino
Shefja e Departamentit te Semundjeve Infektive ne ISHP, Silva Bino, ka qene gjithashtu e denje per personazhin e vitit . Nga instituti qe ajo perfaqeson, bashke me shume kolege te saj, vijne çdo dite te dhenat nga nje grup pune qe punon 24 ne 24. Doktoreshe Silva, po ashtu, e ka kaluar Covid-in disa muaj me pare dhe ne gjendje jo te lehte, por edhe prej andej, vazhdonte te informonte publikun per te verteten dhe rrezikun real qe na kanosej te gjitheve. Silva Bino, se bashku me grupin e punes, koleget dhe bashkepunetoret, vazhdojne te na japin keshilla per menyren se si duhet te sillemi me koronavirusin, si ta jetojme jeten bashke me te e si ta pranojme kete lloj “bashkejetese” duke qene me te kujdesshem.
Pellumb Pipero
Jo vetem mjeku i cili na ka qetesuar shpirtin gjate çdo dite te pandemise, por nder te vetmit qe na mbante me shprese çdo mbremje, ne çdo ekran ku ishte perhere i gatshem te dilte, se situata do te permiresohej, ne nje kohë kur askush nuk e dinte çfare dredhish bente virusi dite pas dite. Njeriu qe nuk e humbi kurre qetesine dhe optimizmin – aq sa ia dha me shumice çdokujt, te njohur e me shume te panjohur nga ekrani, qe e kthyen Piperon ne memen e dites. Mjeku infeksionist Pellumb Pipero, pa dyshim, do ishte ne toplisten e personazhi i vitit , por ju e dini qe ai nuk ka nevoje per trofe, sepse ka qene me i lumtur duke bere te pamunduren per te semuret ne spital dhe pas punes, edhe per te gjithe publikun e gjere.
Batutat, memet, madje edhe korniza e studios se tij u be e famshme (ia kerkuan t’ia blinin edhe me nje çmim te majme), por asgje nga keto nuk e kenaq me shume Piperon sesa nje i sheruar qe le spitalin dhe qe i kthehet jetes pas luftes me Covid. Doktor, fjalet jane te teperta. Te jemi mirenjohes!
Najada Çomo
Me shume profilin e mjekes se njohur e kemi fokusuar nga spitali, me maske ne fytyre, me rrathe te zinj ne sy e me mesazhe te qarta per ate qe po ndodhte. Kane qene te shumta rastet kur mjekja Çomo ka reaguar nga vendi i betejes, per skeptiket, por edhe neglizhentet – duke sjelle raste konkrete e fotografi reale nga lufta e te prekurve neper pavijone per t’ua treguar te gjitheve ate qe ishte e pranishme dhe serioze – betejen me Covid-19.
Nga spitali, nga studio televizive apo nga çdo vend qe kishte nevoje per ndihme, Çomo ishte e gatshme, pa kompromis. Nese kishte nje keshille qe Çomo, si edhe shume mjeke te tjere perseriste shpesh, ajo ishte: Besojuni profesionisteve!
Genc Sulçebe
Mjeku imunolog me modelin imponues te profesionistit, me tonin e qete e bindes, gjithashtu beri per vete mijera shqiptare qe, me se shumti, e kane ndjekur gjate ketyre muajve te veshtire te pandemise. Sa here kishe pikepyetje dhe degjoje Sulçeben, qetesia te vinte vetiu dhe gjumi ishte i sigurt.
Edhe per mjekun Sulçebe, si per te gjithe mjeket, 2020-a ka qene nje vit sfidues. Siç eshte shprehur ai ne nje interviste te fundit, gjithçka ishte jashte parashikimeve, te papriturat vinin çdo dite, por pertej rrezikut qe rritej çdo dite dhe informacionit, here-here kontradiktor, eksperiencat nuk ishin te njejta per askend. Vete Sulçebe e kaloi virusin ne fund te qershorit, gati si nje grip te zakonshem, por nuk e nderpreu komunikimin me publikun dhe as me te gjithe ata qe kishin nevoje per ndihmen e tij. Kembengulja e mjekut imunolog si personazhi i vitit per kujdes te shtuar vijon te jete e pranishme edhe ne keto ore te fundit te ketij viti.
Skender Brataj
Kreu i Sherbimit te Urgjences, Skender Brataj, ka qene nder te paret personazhe publike qe eshte infektuar me COVID-19. Ai e mban mend mirë daten, 20 mars 2020, madje ka folur dhe publikisht per veshtiresine qe ka hasur pas infektimit me Covid.I pyetur nese do e bente vaksinen, kjo edhe per shkak te skepticizmit qe ka ne publik, Brataj tha me bindje: “Po”. Informacionet dhe argumentet e Bratajt kthehen ne lajmet me te lexuara per publikun. Thirrjet e tij kundrejt qytetareve, per te respektuar masat dhe per te treguar kujdes te vazhdueshem, jane te pafundme.
Pas kesaj energjie dhe gatishmerie per te ndare me publikun informacionet e fundit kundrejt Covid-19, gjendej frika e madhe e Bratajt ndaj ketij virusi. Pas infektimit, ne nje rrefim ekskluziv, Brataj tha se frika e tij me e madhe ishte te linte djalin vetem. Pas luftës me Covid, ai sot gjendet i shendetshem dhe i gatshem per te vazhduar komunikimin me publikun. Titulli personazhi i vitit shkon per keta heronj, si dhe per te gjithe ata qe mbase nuk kane qene kaq te ekspozuar ne publik, por kane bere nje pune per t’u admiruar pas ekranit. Ne vijen e pare te luftes me kete virus qe nuk pyet dhe nuk ben dallime per askend.
Tritan Kalo
Tritan Kalo, specialist i semundjeve infektive dhe tropikale, me nje pervoje rreth 40-vjeçare. Edhe pse e kishte perfunduar misionin e tij si mjek, Kalo vendosi te rikthehet ne krye te detyres, duke dale ne vijen e pare, per te shpetuar jeten e te tjereve, madje duke rrezikuar te tijen. Ka qene ne frontin e luftës me Covid-19 prej fillimit te pandemise dhe ka ndare eksperiencen e tij ne menyre te vazhdueshme permes rrjeteve sociale dhe mediave. Tritan Kalo nuk ka bere vetem detyren e tij si mjek, por shume me shume se kaq. Ka dhene nje kontribut te madh, duke ndare dijet, keshillat dhe pervojen e tij ne ndihme te njerezve. I famshem keto muaj eshte bere edhe ditari i tij virtual “Kohe kovidiane”, ku ndan pothuajse çdo dite problematika, çeshtje dhe shqetesime qe kane lidhje me koronavirusin dhe me gjithçka qe ndodh ne kete kohe te pazakonte per te gjithe. Kalo eshte pikerisht nje prej heronjve te kesaj kohe kovidiane.
Ilir Alimehmeti
Ilir Alimehmeti, epidemiolog dhe endokrinolog klinik, zv/dekan i Fakultetit te Mjekesise dhe keshilltar shkencor prane Institutit te Shendetit Publik. Alimehmeti ka qene nje ze i rendesishem gjate gjithe kohes se pandemise, duke percjelle vazhdimisht informacione mbi Covid-19 dhe duke publikuar studime te rendesishme. Mjeku ka qene i pranishem edhe ne studio te shumta televizive per t’u bere pjese e diskutimeve per pandemine. Informacionet dhe keshillat qe ai ka ndare publikisht jane pasqyruar thuajse gjithmone ne media, duke e bere ate nje prej emrave me te degjuar gjate ketyre muajve, kur njerezit kane pasur nevoje me shume se kurre per informacione.
Albana Fico
Drejtoresha e Pergjithshme e Institutit te Shendetit Publik, u kthye gjithashtu ne personazh gjate kesaj periudhe te veshtire pandemie.
E gatshme per te perditesuar te dhenat e fundit per Covid-19 ne Shqiperi, zeri i Ficos eshte ze mjaft i besuar edhe per shume gazetare dhe emisione te ndryshme televizive, duke ndare keshilla dhe sugjerime te rendesishme. Pa dyshim qe per çdo mjek kjo periudhe ka qene rraskapitese dhe e paparashikueshme. Por per doktoreshe Albanen u be dyfish e tille pas humbjes se te atit, pas infektimit me Covid-19. Albanologu i njohur Agron Fiço humbi jeten me 2 qershor, duke shenuar nje humbje te madhe dhe te trishtueshme per Albanen.
Kjo kopertine shkon per te gjithe punonjesit e shendetesise, per mjeket, infermieret, shoferet e ambulancave, sanitaret dhe çdo njeri qe ka kontribuar ne luften e ashper me armikun e padukshem.
Personazhi i vitit shkon per ata qe i dolen te panjohures perballë dhe e sfiduan, per ata qe rrezikuan jeten e tyre per te shpetuar qindra te tjera. Shkon, mbi te gjitha, per ata qe humben jeten ne krye te detyres, sepse nuk e fituan dot betejen me koronavirusin. Per ata qe do te mbeten gjithmone te paharruar dhe meritojne me shume se askush tjeter te quhen superheronj.