Duket se meshkujt nuk i preferojne aq shume biondet, referuar nje studimi te fundit nga kompania e produkteve kozmetike “Garnier”. Po çfare preferojne ata ne te vertete?
Ketu jane 9 gjerat qe meshkujt mendojne per floket e tu.
Poshte carcafit, meshkujt duan nje zeshkane
71 per qind e te pyeturve ne studim thane per “Garnier” se shohin si partnere ideale nje femer me floke te erret (ndoshta edhe per shkak se nje e katerta e bruneve e kane vleresuar veten si mbi mesatare ne shtrat, ne menyre te konsiderueshme me shume se biondet apo flokekuqet).
Derisa jane te natyrshem, te gjate dhe me onde
43 per qind e meshkujve preferojne kete lloj stili, floket e gjate e te valezuar si te Jennifer Aniston.
Ata pelqejne gjerat qe shkelqejne
Dhe kjo perfshin edhe floket. Paraprakisht, referuar nje studimi per UK Telegraph, 72 per qind e meshkujve kane votuar qe floket me shkelqim jane me terheqes sesa ata pa shkelqim.
Ata pelqejne floket natyrale
Me shume se nje e treta e meshkujve thane se e urrejne faktin kur femrat kujdesen aq shume per floket dhe i kane te kuruara deri ne detaj. Ata preferojne floket e bute dhe te natyrshem, qe t’i prekin lehtsisht.
.
Por floket e tu te gjate mund te jene shume te gjate
Mire, pra, u kuptua. Dikush ketu eshte nazeli. Kur “Cosmopolitan” ka pyetur 100 meshkuj, 55 per qind e tyre sollen shembullin e Lauren Conrad dhe thane se duket me seksi me floket deri ne supe, sesa floket super te gjate.
Stilet asimetrike jane rikthyer
83 per qind e meshkujve kane treguar per “Cosmo” se stili “boho chic” eshte mjaft i kendshem dhe 76 per qind thane se dashurojne floket asimetrike (fale Rihanna-s).
Meshkujt i pelqejne ndryshimet
Me shume se nje e treta e meshkujve kane treguar se ata mendojne qe nje vajze nuk duhet t’i mbaje floket me te njejtin stil çdo dite.
Por ata nuk i duan gjithmone ndryshimet
Pothuajse nje e pesta e meshkujve te anketuar nga “Daily Mail” ne Britani thone se rralle verejne kur partnerja e tyre i ndryshon floket.
Ata i pelqejne te mbledhur dhe te leshuar
Te gjate, te shkurter, te dendur, bjonde apo zeshkane, e gjitha vjen nga menyra se si e sheh. 43 per qind e djemve thane se preferojnë te shohin nje vajzë me floke te mbledhur, ndersa 37 per qind thane se duan te shohin nje vajze me floke te leshuar. 20 per qind thane se te dyja stilet jane “njelloj te nxehte.”