Klodian Elqeni, i riu që u shndërrua në hero me aktin e tij më 25 prill duke parandaluar një tragjedi të vërtetë në sheshin Skënderbej, është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e qytetit”.
“Do të doja t’ju falënderoja shumë në emër të qytetit! Hataj mund t’u kishte ndodhur kaq shumë qytetarëve dhe fëmijëve që luanin, por Zoti na shpëtoi, sa ndonjëherë Zoti e çon një njeri të mirë për të shpëtuar të tjerët. Prandaj faleminderit shumë dhe dua t’ju jap kete medalje mirenjohjeje ne emer te qytetit,me shpresen qe te behet shembull per te tjeret.Besoj se askush nga ne nuk merr pershkrimin e punes se te mires qe duhet te beje.Disa njerez vijne nga brenda dhe instinktivisht, ndaj them shpesh, mos prisni që shteti të jetë kudo, kushdo që sheh nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në shkollë, ose në shesh, mos prit urdhër nga shteti të reagojë, ta shohë atë nevojë dhe ta plotësojë.Atëherë me siguri do të vijë mirënjohja dhe falënderimi”, tha ndër të tjera Veliaj gjatë ceremonisë.
Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” rrezikonte jetën e njerëzve, është mbyllur pa persona të lënduar, vetëm se në atë moment në shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni. vetëm 22 vjeç, i cili me një veprim jashtëzakonisht të guximshëm ka mundur të neutralizojë drejtuesin e makinës, i cili ndodhej nën efektin e lëndës narkotike.