Një ngjarje e frikshme ka ndodhur ku vetura me shpejtësi futet në sheshin ‘Skënderbej’, dhe mesa eshte bere e ditur shoferi ishte nën efektin e narkotikëve
Një person është futur me makinë me shpejtësi në mes të sheshit, ku shumë qytetarë ishin duke shëtitur e pushuar. Agresori ka tentuar ta lëvizë sërish makinën dhe të largohet, edhe pse ishte rrethuar nga shumë persona.
Ajo që u vu re është se makina ishte e dëmtuar dhe mësohet paraprakisht se është përplasur me makina të tjera para se të ndalonte në Sheshin Skënderbej.
Për fat të mirë nuk pati asnjë person të lënduar. Arben Memo, dyshohet se është personi që ka hyrë duke terrorizuar kalimtaret.
Agresori është identifikuar si Arben Mema, 32-vjeç, banues në Kombinat. Ai u neutralizua shpejt nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje dhe ndër të parët ka ndërhyrë një qytetar I quajtur Klodian Elqeni.
Ai iu afrua automjetit të agresorit dhe e goditi. Klodiani eshte shprehur se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.
Policia ka bërë të ditur se agresori ishte në gjendje të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike.
Arben Mema, 32-vjeçari ka deklaruar me pas ne polici “Mendoja se po udhëtoja në autostradë”.