Lajçak në diten e dyte te vizites ne Beograd, takime me Vuçiç: Pa Asosacion nuk ka marreveshje.
Miroslav Lajçak qe nga dje ndodhet ne Beograd. Ai sot po vazhdon bisedimet me presidentin e Serbise, Aleksandar Vuçiq. Ai ka zhvilluar takime edhe me nje pjese te opozites atje.Fokusi i bisedimeve ishte rruga drejt zbatimit te Marrëveshje per normalizimin e marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Serbise
Qellimi, thote Lajçak, nuk eshte qe dikush te fitoje apo te humbase. “Qellimi eshte te kerkojme nje situate te favorshme dhe te hapim deren evropiane”.Sipas tij, takimi ne Oher synon qe te pajtohen per permbushjen e marreveshjes, e cila ka nje mbeshtetje aq te madhe nga BE-ja sa asnjë me pare.
.
Ai u shpreh optimist se pala kosovare i thote po dokumentit me 11 nene te propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbeshtetur nga SHBA.
Ndersa presidenti serb, Vuçiç ka thene per mediat ne Beograd, se Serbia nuk do te pajtohet e as nuk do të qendroje e heshtur lidhur me anetaresimin eventual te Kosoves ne Kombet e Bashkuara si dhe nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves.
Zyrtari i BE-se eshte takuar gjate dites se djeshme me presidentin Aleksander Vuçiç, ku kane diskutuar mbi hapat per takimin e radhes qe do te mbahet me 18 mars në Oher.