Efi feston ditelindjen dhe nje nder urimet e para per ish-banoren e “Big Brother Vip” ka qene pikerisht nga Instagram-i i Luizit.
Pavaresisht gjithe diskutimeve dhe situatave qe kane ndodhur pas largimit te Efit nga “Big Brother Vip”, shoqja e Luizit, e cila menaxhon llogarine zyrtare ne Instagram te kengetarit, nuk eshte ndikuar aspak nga perpjekjet e produksionit per te krisur miqesine e ish-konkurrentes se “Per’puthen” me Luizin.
Duke perdorur fjalen qe Luizi i thoshte shpesh, “Shefja e Diplomacise”, personi qe menaxhon llogarine e kengetarit ne rrjetin social, i uron ne emer te tij Efit “lumturi dhe emocione te mira.”
Prime-i i kaluar duket se krisi miqesine e Kiares dhe Efit pasi produksioni i shfaqi nje video ku kjo e fundit i jepte te drejte Luizit per situaten e krijuar te lavamani dhe “dhunen” e kengetarit. Kiara degjoi Efin t’i kundervihej asaj per reagimin e “dhunes” se ushtruar nga Luizi. Moderatorja u shpreh se nuk priste te lexonte kaq shume negativitet e sidomos nga Efi, fjalet e se ciles e preken me shume. Kjo çeshtje u diskutua perseri dhe ishte Luizi ai qe foli ne lidhje me informacionet qe Kiara mori nga jashte, duke mbajtur anen e kesaj te fundit.
Nje reagim per fjalet e Luizit e pati edhe Efi. “Nuk jam e merzitur me ta, edhe pse ata mund te jene merzitur me mua. E kuptoj se si eshte te jesh aty brenda. Une dua qe te dy te shkojne deri ne finale, por kuptohet besoj se Luizi dua ta fitoje Big Brother”-tha Efi.