Arrestohet Cllevio Serbiano vetem disa kohe pas ankesave te vazhdueshme te rreperit Noizy ndaj 36 vjecarit Kleviol Ahmetaj.
Cllevio Serbiano eshte i njohur ne Tik Tok per videot e ndryshme kercenuese si edhe per heret e shumta te cilat ka qene ne burg per shkak te sherreve te ndryshme. Ai eshtë vënë në prangat e policisë pasi ka përndjekur dhe ka kërcënuar me jetë reperin Rigels Rajku te njohur edhe si Noizy.
Noizy eshte shprehur gjate deklarates se tij ne polici se videot e Kleviol Ahmetaj ne Tik Tok i kane shkaktuar ankth dhe panik, si edhe ndihet i rrezikuar per jeten e tij.
Kleviol Ahmetaj ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për veprën penale të përndjekjes.
Sipas të dhënave Klevio është kthyer nga Italia dhe në sistemin e aeroportit të Rinasit ka rezultuar si person në kërkim. Më pas, ka qenë policia e Durrësit që ka bërë ndalimin dhe arrestimin e reperit.
Noizy terheq akuzen ndaj Clevio
Megjithate pas arrestimit te tij, duket se rreperi Noizy ka ndryshuar mendje dhe eshte penduar per kallezimin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Noizy me një postim të gjatë në rrjete sociale ku tregon se e bën këtë veprim jo nga frika por nga burrëria që i ka mësuar familja.
Edhe pse ai ka qene pas sulmeve te vazhueshme ne lokalet e rreperit, duke i vendosur tritol, kercenuar te atin dhe shume sharjeve ne rrjete sociale duket se Noizu ka vendosur te terheq akuzen e bere.
Noizy u shpreh se kjo eshte hera e fundit qe e toleron dhe nese do perseriten ofendimet apo sharjet do te ndermarre masa pa keqardhje.
Duket se shkaku i vertete i terheqjes se akuzes ndaj tij eshte vellai i Kleviolit i cili i eshte lutur rreperit qe te terheqe akuzen dhe ta lere me kaq.
Noizy ka permendur gjithashtu se te shumte kane qene dhe personat qe fshihen pas Klevios te cilet e kane kercenuar me jete nese sdo te hiqte dore nga padia.