Nje dite me heret, me 18 prill, Parlamenti Evropian e miratoi vendimin per vizat, duke permbyllur procedurat vendimmarrese per kete ceshtje.
Miratimi u be pa votim, pasi nuk pati asnje kundershtim, dhe i hapi rrugen qytetareve te Kosoves qe te levizin pa viza ne vendet e zones Shengen prej 1 janarit te vitit 2024.
Sot pritet te nenshkruhet akti ligjor i Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave per Kosoven.
Zevendeskryeministri i Kosoves, Besnik Bislimi, eshte nisur te merkuren drejt Strasburgut, per te marre pjese ne ceremonine e nenshkrimit, ku eshte ftuar edhe ministrja e Jashtme e Kosoves, Donika Gervalla-Schwarz.
Ceremonia e nenshkrimit do te zhvillohet ne seline e Parlamentit Evropian, dhe do te drejtohet nga shefja e ketij institucioni, Roberta Metsola.
Pjesemarres ne ceremoni do te jete edhe nje perfaqesues i Suedise, meqe ky shtet kryeson Bashkimin Evropian ne kete periudhe.
Ceremonia do te filloje ne oren 14:45.
Pas nenshkrimit te vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit ne Gazeten Zyrtare.
Regjimi pa viza mundeson udhetime vetem deri ne 90 dite – brenda gjashte muajsh – ne cilindo nga shtetet anetare te zones Schengen.
Udhetimet pa viza duhet te sherbejne per vizita turistike, ceshtje familjare ose te ngjashme, dhe ne asnje rast nuk nenkuptojne leje pune ose perfitime te tjera.
Kosova, aktualisht, eshte vendi i vetem ne Ballkanin Perendimor, qytetaret e te cilit nuk mund te levizin lirshem ne zonen Schengen.
Kjo, me gjithe faktin se Komisioni Evropian, qysh ne vitin 2018, ka konfirmuar disa here se Kosova i ka permbushur te gjitha kushtet per liberalizimin e vizave, por kane qene disa vende anetare qe vazhdimisht kane shprehur rezerva.