I ftuar ne emisionin Goodmorning Albania, neurokirurgu shqiptar ne Spanje Kita Sallabanda, konfirmoi studimin duke thene se 80% e kolegeve te tij ne spitalin ku punon ne Spanje jane divorcuar.
Nje studim i fundit ka treguar se nje nga profesionet te cilat ka dhe numrin me te larte te divorceve eshte ai i mjekut.
Madje ai solli si shembull dhe rastin e nje kolegu te cilin e la gruaja pasi u dashurua me trajnerin e fiskultures.
“Une bera specializimin e neurokirurgjise ne Barcelone, dhe ne sherbimin e neurokirurgjise ku une punoja, 80% e neurokirurgeve ishin te divorcuar ose u divorcuan pas marteses dhe u martuan me njerez te tjere. Dikush me nje infermiere, dikush me nje mjeke dhe disa te tjere me persona jashte profesionit. Ishte dhe rasti i nje kolegut tim te cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin qe bente fizkulture. Ndodh qe mjeket te dashurohen dhe me pacientet, por jane raste me te shkeputura pasi nuk te lejon etika profesionale”, tha ai.
Sallabanda tha se nje nga faktoret kyc te divorceve te larta te mjekeve ne bote, eshte angazhimi i madh i kohes qe ata shpenzojne ne pune,. Kjo gje, sipas Sallabandes ben qe familja per nje mjek te kaloje ne plan te dyte.
Neurokirurgu shqiptar foli dhe per eksperiencen e tij personale dhe tha se ndodhta duke qene se jane mjeke te dy, martesa u ka zgjatur.