“Ne hapat e Dantes…” eshte spoti i ri i sapoprezantuar nga moderatori i njohur i ekranit, i cili, edhe per kete vit zbulon perseri elegancen dhe stilin unik te nje marke historike.
Sezoni i ri pranvere – vere i ketij viti per burra eshte prezantuar serish nga ai qe mban postin “Brand Ambassador” i markes se njohur italiane “Aquamarine”, Xhani Shqerra.
Nje film i shkurter me protagonistin shqiptar dhe me pranine e nje mysafiri te njohur italian si Franco Mazzetti, ia ka arritur qellimit edhe kete vit: te shpalose me elegance nje prej koleksioneve me te vecanta te sezonit te ngrohte.
“Aquamarine Firenze”, per sezonin “Spring – Summer 2023” e ka “derguar” Xhanin neper sheshet dhe rruget kryesore te Firences – qyteti historik, me rrefime te jashtezakonshme e me simbole unike, si Dante Aligeri.
“Aquamarine Firenze” ka zgjedhur serish moderatorin shqiptar per te ruajtur autenticitetin e saj te kahershem, pa dale nga stili unik, i rrenjosur tashme prej vitesh.
I fresket, elegant, i hijshem (i pashem, domosdo), Xhani Shqerra risjell nje game te re veshjesh te markes italiane ne Shqiperi, duke zbuluar disa prej detajeve identifikuese te “hapave te Dantes…”
Simbol i stilit italian, pa dale nga vecorite e personalitetit shqiptar, Xhani Shqerra ruan me fanatizem klasiken duke e kombinuar natyrshem me modernen. Kete ka gjetur me se miri edhe te marka qe ai prezanton.