Pas mbledhjes se qeverise te zhvilluar mengjesin e kesaj te enjteje, Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi vendimin per rritjen me te madhe te bere ndonjehere me pare, sic tha ajo, te pagave per mesuesit, vitin e ardhshem.
“Kemi marre vendimin qe vitin e ardhshem, te kemi nje nga rritje me te medha ndonjehere te pagave te mesuesve. Qe do te jene nga 23 deri ne 36 perqind, ne varesi te pozicioneve te tyre, sigurisht ne varesi te pervojes dhe kualifikimeve qe ata kane. Paga e nje mesuesi te shkollave 9-vjecare do te jete deri ne 95,550. Nderkohe qe per arsimin e mesem te larte, do te jete 106,800 leke paga bruto”.
Kushi tha se nga kjo rritje do te perfitojne 36,570 mesues ne te gjithe Shqiperine. Po ashtu, ministrja njoftoi se rritje pagash do te kete edhe per pedagoget.
“Kete here kemi marre vendim per nje rritje me te madhe. Do te jete 30 perqind rritja e pagave te pedagogeve, ku 20 perqind do te mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjeter sigurisht nga te ardhurat e vete institucioneve te arsimit te larte”.
Perfitues do të jene 4237 punonjes staf akademik te universiteteve shqiptare.