Te dhenat e INSTAT tregojne se ne 3-mujorin e fundit te vitit 2022 shkalla e inaktivitetit ne Tirane ishte 42 %,e cila ka nivelin me te larte te dembelizmit ne raport me qytetet e tjera.
42% e kryeqytetasve, nuk jane ne marredhenie pune, por as nuk po kerkojne per t’u punesuar.
Raporti i publikuar nga Instituti i Statistikave, i cili ka marre ne analize 3 muajt e fundit te 2022-shit, tregon se kryeqyteti renditet per here te pare ne krye te listet per popullsine jo aktive, duke lene pas Lezhen, qytet qe per shume vite ishte i pari.
Me pas vjen Dibra dhe Vlora te cilat kane po ashtu perqindjen me te larte te popullsise jo aktive ne tregun e punes me mbi 40%.
Ne anen tjeter, Berati, Korca dhe Elbasani kane nivelet me te uleta te popullsise jo aktive ne tregun e punes.
Ne te gjithe vendin, popullsia joaktive ne fund te vitit 2022 ishte rreth 860 mije persona sipas INSTAT, duke perfshire te gjithe personat qe nuk klasifikohen si te punesuar dhe as te papune.
Personat joaktive, ose jashte forces se punes, jane persona qe nuk punojne, dhe as kerkojne apo duan pune sepse jane duke vazhduar shkollen, jane ne pension apo me aftesi te kufizuara, mund te jene duke permbushur detyrat shtepiake, ose nuk kerkojne pune sepse besojne se nuk mund ta gjejne ate.
Shkalla e inaktivitetit jashte forcave te punes llogaritet duke pjesetuar popullsine joaktive me popullsine e se njejtes grupmoshe. Ky tregues eshte rreth 38% ne 2022.
Shqiperia ka pasur historikisht nje nivel te larte te popullsise joaktive ne tregun e punes, si rrjedhoje e zhvillimeve te vrullshme demografike te vendit dhe mungeses se nje modeli ekonomik qe te ishte i zhdervjellet ne punesim.
Problemet ne tregun e punes kane qene nxitesi me i madh i emigracionit ne vend, dhe tani emigracioni eshte kthyer ne nje problem te madh per tregun e punes.