Donika Kastrioti princesha e Arberise, gruaja e heroit kombetar Skenderbeut ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, e njohur për kontributet e saj në luftën për liri dhe pavarësi.
Donika Kastrioti ishte një grua e fuqishme dhe e ndershme që u rrit në një familje të njohur shqiptare, Kastriotëve. Ajo u rrit në një kohë të turbullt në historinë e Shqipërisë, në një kohë kur shumë vende të Ballkanit ishin nën pushtimin osman. Donika Kastrioti ishte një njeri që kurrë nuk dorëzohet dhe vendosi të luftojë kundër pushtuesve.
Donika Kastrioti ishte një ndër luftëtaret më të shquara në kohën e saj. Ajo ishte bashkeshortja e udheheqesit dhe heroit te popullit Gjergj Kastriotit i cili udhëhoqi luftën kundër pushtuesve osmanë dhe mbrojti me guxim tokën e saj dhe popullin e saj. Ajo ishte një trimereshe e vërtetë në zemër dhe i kushtoi shumë kohë dhe energji luftës për liri.
Donika Kastrioti u nda nga jeta në një moshë relativisht të re, por trashëgimia e saj mbetet gjallë dhe frymëzuese për shumë njerëz që dëshirojnë të luftojnë kundër shtypjes dhe të mbrojnë lirinë e tyre. Ajo është një shembull i fuqishëm i një njeriu që kurrë nuk dorëzohet dhe që lufton për drejtësi dhe liri për të gjithë.
Jeta e Donika Kastrioti biografia
U lind në Kaninë, më 1428. Viti i lindjes së saj del nga shumë të dhëna të historianëve të ndryshëm, të cilët thonë se ajo ka qenë 23 vjeç, kur u martua me Skënderbeun. Martesa u bë në vitin 1451; Skënderbeu ishte sa dyfishi i saj në moshë, 46 vjeç.
Andronikës i thërrisnin edhe Donika. Ishte vajza e madhe e Gjergj Arianitit dhe Maria Muzakës. I ati ishte martuar dy herë.
Me bashkëshorten e parë, Maria Muzakën, pati gjashtë vajza: Donikën, Gojsavën, Helenën, Dhespinën, Komitën dhe Angjelinën. Pas vdekjes së Marias, lidhi kurorë me aristokraten napoletane Pietrina Franco, me të cilën pati tetë fëmijë. Ndër ta mund të përmendim vajzat: Maria, Teodora, Katerina e Mara si edhe djemtë: Thoma, Kostandin dhe Arianit, pra gjithsej pati 14 fëmijë. Andronika ishte e para e të gjithëve.
U martua me Skënderbeun më 23 prill 1451 duke u shpallur keshtu edhe princesha e Arberise ; dasma në Kaninë zgjati tri ditë, 21-23 prill. Për dasmën e këtij çifti të shquar të Arbërisë ka gojëdhëna, vargje popullore, të dhëna historike. Thonë se Skënderbeu erdhi me 500 kalorës. Kënga dhe vallja buçiti dhe kalaja e Kaninës llamburiti nga pishat dhe fenerët e shumtë. Aty u bë shkëmbimi i unazave.
Në afersi te Kaninës, çiftit iu dha bekimi ungjillor. Më pas ceremonia vazhdoi në manastirin e Ardenicës, në afërsi të Lushnjes, dhe më pas në kalanë e Beratit.
Pricesha e Arberise
Andronika (Donika) Kastrioti ishte dhe mbeti princesha e Arberise së kohës. Vepra e saj njerëzore plekset fort me origjinë familjare të saj dhe me kurorëzimin në martesë me Skënderbeun, e më pas në rritjen, edukimin e Gjon Kastriotit, të birit, i cili ndoqi trashëgiminë luftarake të të atit (Skënderbeut) dhe të familjes së ëmës, Arianitëve.
Hulumtimet dhe gërmimet në arkivat e perëndimit kanë akoma shumë gjëra të panjohura për këtë grua të fortë të Arbërisë, për të cilën nuk është shkruar sa duhet. Ajo duhet vlerësuar dhe parë dhe si një personazh apo personalitet më vete, si një princeshë me peshë në historinë shqiptare.