Ne fakt, per disa gra, marredheniet kane te bejne me drame dhe gjithcka duket shume e nderlikuar per t’u trajtuar..
Jo te gjitha vajzat dhe grate mendojne se kane nevoje per nje mashkull qe t’i beje te lumtura dhe te kenaqura ne jete. Keto jane femrat per te cilat te qenit beqare eshte nje bekim. Ato perqafojne vetmine e tyre dhe e duan lirine pa kufi. Ato nuk mendojne se te qenit beqare eshte dicka per t’u shqetesuar.
Nuk jane te gatshme te bejne kompromise tradicionale.
Nje grua qe nuk eshte dakord te gatuaje e te pastroje ose te jete prindi qe shoqeria preferon. Thjesht nuk takon burra qe duan llojin e asaj qe ajo eshte.
Ne fund te dites, martesa eshte nje zgjedhje shume personale dhe cdo vendim i marre eshte i drejte. Shume gra zgjedhin te mos perfshihen ne nje institucion te tille si martesa per arsye nga me te ndryshmet. Disa nga me te shpeshtat i gjeni me poshte:
Taksa e marteses
Disa femra i pengon fakti qe martesa perfshin edhe nje kosto ekonomike. Asaj do t’i duhet te paguaje me shume nese martohet me dike qe fiton aq sa ajo ose me shume.
Nje bashkeshort i padobishem
Nese nje femer eshte ne veshtiresi ekonomike dhe takon burra ne te njejten situate me te ose edhe me keq, atehere ajo e sheh te veshtire situaten. Nuk eshte sekret fakti qe shume femra zgjedhin te mos martohen me partnere te cilet mund t’ua rendojne situaten ekonomike. Pergjithesisht, natyra e gruas kerkon siguri dhe qendrueshmeri, elemente qe lidhen ngushte me gjendjen financiare.
Shmangia e burrave tradhetare
Kjo frike ben qe nje pjese e mire grash ta mendojne mire nje vendim te tillë si martese.
Suksesi ndryshon gjithcka
Kur nje grua eshte e privilegjuar ose shume e suksesshme, martesa vjen shume kollaj-ose jo. Per me teper nje gruaje nuk i duhet nje bashkeshort qe eshte avokat i nje korporate te fuqishme kur ajo vete eshte avokate e nje korporate te fuqishme. Te perfitosh nga mundesite profesionale ose ekonomike qe te jepen, mund te jete e veshtire kur duhet t’i perkushtohesh nje bashkeshorti po aq ambicioz ose me nje axhende jete te ndryshme. Kjo lloj gruaje mund te zgjohet cdo dite me sfida te reja interesante dhe te mendoje: “eshte me mire te pres”.
Presin te duhurin
Keto jane grate qe presin per njeriun e duhur ose per ate qe do te bien ne dashuri dhe ai do t’i doje po aq sa e duan ato. Nese ky mashkull nuk vjen, atehere ato preferojne te vazhdojne vetem. Ndersa femrat behen me perzgjedhese, edhe me shume faktore hyjne ne ekuacionin e marteses.