Ne menyre indirekte, modelja duket se i referohej situates se saj te fundit me Selena Gomez, pasi ajo shkruan se jeta nuk ka qene e lehte per te ne muajt e fundit.
Hailey Bieber ka deklaruar sot ne Instagram se kete vit ka perjetuar disa nga momentet me te trishtuara dhe me te veshtira te jetes se saj.
“Me pelqen te bej shaka per menyren se si ndihem sepse ndonjehere eshte me e lehte sesa te pranoj se po kaloj nje periudhe te veshtire.
Por me te vertete qe nga fillimi i vitit 2023, kam pasur disa nga momentet me te trishtuara, me te veshtira qe kam pasur ndonjehere ne jeten time dhe kam qene e brishte menderisht dhe emocionalisht”, shkroi 26-vjecarja.
Muajin e kaluar, Hailey i kerkoi Gomez-it qe tu kerkonte fansave te saj te ndalonin se derguari kercenime me vdekje ndaj saj.
“Hailey dhe une kemi diskutuar javet e fundit se si te kalojme kete histeri te vazhdueshme mes saj dhe meje. Kjo nuk eshte ajo per te cilen une qendroj. Askush nuk duhet te perjetoje urrejtje ose ngacmim.”-shkroi Selena ne reagimin e saj publik.
Fansat filluan te spekulojne se grindja shumevjecare mes saj dhe Selenes ishte rindezur ne shkurt pasi Hailey postoi nje video ne TikTok qe u interpretua sikur po tallej me trupin e Gomez.
Disa jave me vone, ajo dhe Kylie Jenner u akuzuan se po talleshin me vetullat e Gomez ne Instagram, por te dyja e mohuan kete.
“Dhe une e di qe shume njerez te tjere ndihen njesoj si ndihem une, keshtu qe dijeni se nuk jeni vetem. Thene kjo, le te vazhdojme te jemi aty per njeri-tjetrin. Le te jemi aty per te dashurit, miqte, familjen dhe njerezit qe nuk i njohim. Le te jemi aty per njerezit… le te vazhdojme te qendrojme prane njeri-tjetrit edhe kur eshte e veshtire. Jemi me mire bashke”.– shkroi Hailey ne nje status te dyte.