Gjermania po kerkon punonjes nga vendet e treta – dicka qe do te jete me “rendesi strategjike” sipas Institutit Gjerman per Ceshtjet Nderkombetare dhe te Sigurise.
Vendet e lira te punes jane rritur me me shume se 30% nga viti ne vit, ndersa nivelet e papunesise po bien, zbulon studimi nga Qendra e Kompetences per Sigurimin e Punetoreve te Afte (KOFA).
Mungesa e punetoreve ne Gjermani ka arritur nivelin me te larte te te gjitha koherave, sipas nje studimi te ri.
Ne cilat profesione mungojne punonjesit e kualifikuar ne Gjermani?
Mungesa e stafit te kualifikuar ne Gjermani eshte me e theksuar në shendetesi, kujdes social, infermieri dhe arsim, sipas studimit te KOFA. Ne keto fusha, mungojne 60% e aplikanteve te kualifikuar sic duhet.
Punet e ndertimit duke perfshire ndertimin, arkitekturen dhe teknologjine e ndertimit jane gjithashtu te prekura rende nga mungesa e punetoreve te kualifikuar, raporton KOFA, si dhe prodhimi dhe nxjerrja e lendeve te para.
Ekzistojne gjithashtu boshlleqe te fuqise punetore te kualifikuar ne fushat e ligjit, kontabilitetit dhe menaxhimit; shkenca dhe IT; inxhinieri; transport dhe logjistike; dhe turizmi.
Si rezultat i mungeses ne rritje te fuqise punetore, vendi eshte “ne kerkim te njerezve qe duan te vijne ne Gjermani per te sjelle aftesite, ekspertizen dhe pasionet e tyre,” tha ministri i Ekonomise dhe Klimes, Robert Habeck.
Per te terhequr punetoret e huaj te afte, Gjermania po thjeshton sistemin e imigracionit.