Para se te nisim me arsyet, duhet te te themi se cdo vendim te takon ty dhe se askush nuk te gjykon nese do apo s’do t’i fshish fotot. Zgjedhja te takon ty, pasi eshte jeta jote, si dhe rrjetet sociale dhe foto jane po ashtu te tuat.
Tani, kalojme tek arsyet:
Te ndihmon gjate procesit
Fshirja e fotove te ben te ecesh perpara pak me shpejt, pasi truri yne ka tendencen qe imazhet t’i lidhe me ngjarjet dhe kujtimet. Kur ti sheh fotot me ish-in, nje pjese e jotja rikujton te gjitha momentet me te dhe keshtu, e ben me te veshtire qe ta harrosh.
Zvogelon shanset per te njohur dike te ri
Nese ke ne feed-in tend te Instagram-it foto me ish-in, ndoshta djemte/ vajzat do te mendojne se je ne nje lidhje dhe do te stepen te te shkruajne.
Dergon nje mesazh te qarte te miqte dhe familjaret
Nese fshin fotot me ish-in, gjithnje e me pak do te perballesh me pyetjen: “Ua, pse je ndare ti me (x)?!”. Ne kuptojme shume gjera nga rrjetet sociale, ndaj me fshirjen e fotove, do te japesh nje mesazh te qarte se po, jeni ndare!
Me pak drama ne Instagram-in dhe jeten tende
Imagjino, je duke pare ndonje film si “Eat, Pray, Love” dhe papritur ke nje DM. Sheh nga sektori i njoftimeve dhe eshte emri i ish-it. E hap me zemer ne dore mesazhin dhe sheh qe te ka dërguar postimin tend me ndonje shprehje ironike, apo tipike: “Akoma s’me ke harruar?”.
Po pra, u nevrikose?!
Me shume gjasa, ish-i do te mendoje qe do te rikthehesh me te
Le te jemi te sinqerte, te gjithe kete do te mendonim! Domethene, ky eshte sinjali qe dergon, sidomos nese ish-i i ka fshire fotot me ty.
E ke lene ne te kaluaren
Ish-i i perket te kaluares dhe atje duhet te mbetet. Por, ndoshta fotot ne feed-in tend tregojne te kunderten. Fshirja e tyre simbolizon nje fillim te ri dhe tregon qarte qe te pakten, ne Instagram, ai/ ajo eshte e kaluara.