Begaj shprehet se sakrifica ne emer te besimit duhet te jete shtyse per ne per te bere vepra te mira per familjen, shoqerine dhe kombin.
“Sot ne Kavaje gjeta veten, takova miq te rinj dhe te vjeter, te besimeve te ndryshme dhe ku me mire se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare. Bashkejetesa dhe harmonia fetare per te gjithe kombin tone eshte nje vlere e jashtezakonshme, vlere e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar. Te eksportojme ate vlere qe eshte me e mira”, thote Begaj
Urimi i plote i Bajram Begajt
Nga Kavaja uroj te gjithe besimtaret myslimane dhe te gjithe shqiptaret ku jetojne e punojne gezuar Festen e Fiter Bajramit!
Uroj nga zemra qe agjerimi i muajit te Ramazanit ka permbushur qellimin e shprehjes se devocionit te besimtareve permes sakrifices!
Sakrifica ne emer te besimit shpresoj te jete shtyse per ne, per te bere vepra te mira, per familjen, per shoqerine dhe per kombin.
Ne fakt, kjo feste e Fiter Bajramit ka karakteristike te vecante solidaritetin dhe dashurine. Dashurine per njeri-tjetrin, dashurine per Zotin.
Sot ne Kavaje gjeta veten, takova miq te rinj dhe te vjeter, te besimeve te ndryshme dhe ku me mire se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare.
Bashkejetesa dhe harmonia fetare per te gjithe kombin tone eshte nje vlere e jashtezakonshme, vlere e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar. Te eksportojme ate vlere qe eshte me e mira.
Populli shqiptar e ka treguar me vepra qe e perkrah te ndryshmen. Kemi pritur refugjate afgane, kemi pritur refugjate ukrainas, kemi hapur dyert tona ne dite te veshtira, pse jo edhe ne kete dite te bejme nje thirrje qe te ndihmojme ata qe jane me te pamundurit, ata qe kane nevoje per me shume. Gezuar Festen e Fiter Bajramit! Uroj per te gjithe shqiptaret, miresi ne jeten e tyre!