Kete kohe te lire preferojme te bejme gjera qe me te vertete i deshirojme, ne menyre qe te mbartim me vete me pas kujtime shume te bukura.
Megjithate perpara se te udhetosh duhet te marresh informacionin e duhur per vendin qe ke zgjedhur te shkosh, per te shmangur ndonje keqkuptim qe mund te kete pasoja tek ju. Fotoja eshte nje menyre shume e mire per te ruajtur gjate kujtimet tona, por duhet te kini kujdes. Jo ne cdo vend ju mund te shkrepni pafund fotografi, sic bejme ne te shumten e kohes. Jane disa shtete qe i kane te percaktuara qarte vendet qe nuk duhet te fotografoni, ose perndryshe do perballeni me ligjin, por jo vetem.
Me poshte po ju sjellim listen e vendeve qe kane disa rregulla per turistet: ”Ketu mos fotografoni”.
Korea e Jugut
Ne kete vend, eshte e ndaluar te fotografosh grate pa pelqimin e tyre – madje edhe ne vende publike. Mosperfillja per te respektuar kete rregull konsiderohet si akt i agresionit seksual dhe denohet me gjobe prej 10 milione won (8,800 dollare) dhe me burgim deri ne 5 vjet.
SHBA
Ne Shtetet e Bashkuara, ligjet qe lidhen me berjen e fotografive nuk jane aq te rrepta sa ne Korene e Veriut. Megjithate ju mund te hasni probleme nese ju fotografoni pronen private te dikujt. Eshte gjithmone e keshillueshme qe se pari te merrni leje per te fotografuar nga pronari i prones. Dhe, me e rendesishmja, gjithmone i kushtoni vemendje shenjave ndaluese.
Amsterdam, Holande
‘Drita e kuqe’, lagje ne Amsterdam ku qendrojne punonjeset e seksit. Ne kete pjese te qytetit, pronaret e banesave urrejne kur turistet marrin ne foto prostitutat qe qendrojne ne dritare. Nese ju shkoni ne kete vend dhe me vete mbani nje aparat fotografik, e sigurt qe dikush do ua marre, prandaj me e mira eshte ta largoni. Ne rastin me te keq, ju rrezikoni te rriheni. Nuk besojme se doni t’ju ndodh kjo gje teksa jeni me pushime.
Japoni
Ne Japoni, eshte e ndaluar te fotografosh disa tempuj dhe statuja. Me sa duket, marrja e tyre ne fotografi mund te fyeje shpirtrat. Disa prej tyre nuk duhet te fotografohen fare, ndersa te tjeret mund te fotografohen gjate periudhave te caktuara te vitit.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Ne Emiratet e Bashkuara Arabe, berja e fotografive ne vende te ndaluara mund te rezultoje ne 1 deri ne 3 muaj burgim dhe nje gjobe prej 1,361 $. Ne shume vende, eshte e ndaluar te perdoren kamerat per shkak te supersticioneve lokale. Gjithashtu, nuk mund te fotografoni ndertesa qeveritare, ura te caktuara dhe pallate te sheikeve. Ndalimi i marrjes ne fotografi i pallateve te sheikeve eshte shkruar ne legjislacionin e vendit.
Koreja e Veriut
Nese deshironi te vizitoni kete vend, jini te pergatitur per kufizime te rrepta ne levizje dhe sjellje. Ne Korene e Veriut nuk ju lejohet te largoheni nga hoteli pa nje udhezues, as nuk mund te fotografoni pa lejen e tij asnje vend. Nese nuk i bindeni, do te gjeni veten perballe nje gjobe ose dicka edhe me te keqe