Pasi u shfaqen ne pasarelat e Bottega Veneta, Victoria Beckham, Khaite dhe Coperni, trendi perfshin veshjen e pantallonave te ngushta dhe te shkurtra.
Hailey Bieber, Sophie Turner apo Dua Lipa jane disa nga vajzat e famshme qe po i kushtojne rendesi nje trendi te ri per pantallonat.
Se fundmi, Hailey Bieber veshi nje pale pantallona lekure Saint Laurent dhe i kombinoi me geta te tejdukshme dhe nje pallto, ndersa Sophie Turner zgjodhi pantallonat e thurura me nje xhakete.
Trendi eshte duke u perhapur shpejt, ku adhuruesit e modes gjithashtu po e perqafojne kete pamje te re.