Sinoptikania ka sjelle parashikimin e motit per ditet e fundit te prillit dhe nisjen e majit.
Te gjithe presim te planifikojme fundjavat ne plazh. Nje kohe ideale, dielli nuk eshte shume i nxehte, bregdeti eshte ne ate qetesine e fillimit te sezonit. Pra, mjafton vetem nje liber ose pak muzike, me pamjen nga deti dhe largohet cdo lodhje apo problem.
Sinoptikania tha se muaji prill pritet qe te vijoje ne keto ‘ujera’. Ajo tha se kryesisht paraditet do te jene me diell, ndersa pasditet me vranesira dhe reshje te pakta shiu.
Ajo tha se moti do te vijoje thuajse njesoj deri ne javen e pare te majit, ndersa ne gjysmen e ketij muaji me ne fund do te mund te frekuentojme edhe detin.
“Ka pasur nje ndryshim te madh temperaturat, deri ne fund te muajit prilli ne keto ujera do te paraqitet. Paraditet do te jene me diell, pjesa e dyte e dites do me vranesia dhe reshje. E diela do jete me diell, ndersa e hena do risjelle reshjet ne gjithe vendin. Reshjet do jene ne sasi te pakta dhe kryesisht ne pjesen e dyte te dites, ndersa bregdeti do jete thuajse gjate dites me diell.”
Me ne fund do kemi pranvere. Kjo jave do shenoje temperaturat me te larta te pranveres, 25-26 grade celsius.
Pritet qe java e fundit e muajit do jete me e ngrohte se pjesa tjeter.