Ne maj te vitit 2022, cifti i shumeperfolur Blero Muharremi dhe Afrona Dika i ka dhene fund marredhenies se tyre. Ata nuk dhane nje arsye specifike, dhe ne ate kohe kerkuan nga media qe te respektonin vendimin e tyre, pa krijuar aludime.
Ne nje interviste per “Prive”, Blero ka treguar versionin e tij te ndarjes nga ish-bashkeshortja, Afrona Dika. Se pari, ai tha se ka preferuar qe te mos flase me pare dhe t’i zgjidhe gjerat ne menyre private me Afronen, por mesa duket, nuk ia kane dale.
Me pas, shtoi: “Ne fillim, lidhjen e kam ndjere si njefare aktrimi. Gjithmone ka qene ne qender paraja. Sa ka pasur (para) gjithcka ka qene e bukur, ndersa kur kam kufizuar shpenzimet, jam pare si i keq. Nuk eshte se nuk jam mjaftueshem inteligjent per t’i kuptuar keto gjera, por kam heshtur dhe vetem kam pare se deri ku po shkon dhe sic ka filluar, ka mbaruar”, tha kengetari.
Duke lene te kuptohet qe ishte nje marredhenie e ndertuar mbi interesin, Blero ka vijuar:
“Kam dhene para per t’u hapur biznesi yne dhe sapo ia ka arritur qellimit, ajo eshte zhdukur. Nuk ka reaguar ne asnje tentative timen dhe s’me ka mbetur asnje opsion tjeter, pervec te eci me hapa ligjore”, tha Blero, duke pretenduar edhe se mund te kete nje padi kundrejt Afrones.
Blero theksoi se gjate raportit te tyre, ai ka qene gjithnje i mire dhe asnjehere doreshtrenguar, por edhe pse ka mbyllur nje sy, nuk domethene qe s’i ka vene re ato qe kane ndodhur.
Kengetari thote se versioni Afrones ka te paverteta dhe shtoi se nuk ka qene ndarja aq e thjeshte sa e thote Afrona, jo per shkak te tij, por prej ish-partneres.
Dyshja ka qene bashke per nje periudhe 7-vjecare dhe me pas, pas shume aludimesh (ku Afrona dhe Blero i bene unfollow njeri-tjetrit dhe fshine fotot e perbashketa), Blero e konfirmoi ndarjen permes nje “letre” ne Instastory, ku shkroi:
“Po e ndiej si detyre morale dhe si borxh ndaj jush qe t’ju drejtohem me ane te kesaj “letre”, apo ketij postimi, sepse po ndihem sikur ka disa muaj qe ju kam ngelur borxh me nje shpjegim/arsyetim.
Une e kuptoj qe me pergjegjesine e te qenit pjese e jetes publike, ka edhe pasoja, me kryesorja, ajo e mospasurit jete private – jete private kam, por per fatin tim te mire, por jo dhe aq te mire – e gjitha ka qene super transparente, gjate gjithe kohes qe une kam qene pjese e jetes publike.
Une e kam te qarte se kur kam kerkuar mbeshtetjen tuaj per projektet e mia artistike-muzikore, ne nje formë krijohet pershtypja se edhe jeta ime private mund te behet pjese e debatit. A pajtohem me kete? Natyrisht qe jo.
Aq me teper qe keto publikime (shpesh te paverifikuara paraprakisht), nuk me ndikojne vetem mua, por edhe familjen, miqte dhe rrethin tim. A eshte normale qe dicka e tille te ndodhe? Absolutisht, po”, tha Blero, duke rrefyer keshtu edhe avantazhet dhe “te keqijat” qe sjell fama.
“Te kthehem edhe nje here te fillimi i letres, meqe do te jete adresimi im i fundit lidhur me kete teme. Une dhe Afrona Dika i kemi dhene fund marteses sone 2-vjecare ne maj te ketij viti. Arsyet jane teresisht personale dhe na perkasin vetem neve. Nuk ka pasur ne asnje moment hapesire per interpretim, keqinterpretim, apo perdorim te imagjinates”, u shpreh kengetari.
“Pra, miq e dashamires, Lidhja jone ka perfunduar, ndaj situata eshte e renduar ashtu sic eshte, edhe pa e kthyer ne pjese te debatit publik. Une po ju drejtohem me nje kerkese, per here te pare dhe te fundit, me shprese se do te kete mirekuptimin tuaj – ta leme ashtu sic eshte kete pjese te jetes sime dhe te mos merremi me gjate me te. Ky eshte vendim i cili na perket vetem mua dhe Afrones, ndaj deshiroj qe ta mbajme te tille. Do ta vleresoja shume nese do te me mirekuptoni, meqenese kjo vertet do te jete hera e fundit qe une do t’ju adresohem per kete ceshtje. Faleminderit nga zemra per kohen.
I juaji, Blero”, perfundoi ai.
Divorci i tyre ka ngjallur shume aludime dhe tani, me dy versionet nga secili, besojme se do te kete serish drama.