Zendaya surprizoi te pranishmit ne javen e dyte te Coachella-s, kur doli ne skene si nje e ftuar speciale e Labrinth. Ajo performoi live per here te pare ne me shume se shtate vjet.
Para se te bente histori ne Emmy Awards me “Euphoria”, Zendaya ishte nje element i rendesishem i Disney Chanel. Thene kjo, si pothuajse te gjithe yjet e Disney-t, ajo u perfshi edhe ne nje karriere muzikore per pak kohe. Si rezultat, publikoi albumin “Zendaya” ne vitin 2013 dhe kengen e suksesshme “Replay”, por pas turneut te albumit ne vitin 2015, e la “ne harrese” muziken. DERI TANI!
Ajo dhe Labrinth performuan “I’m Tred” dhe “All of Us” nga “Euphoria” duke krijuar padyshim nje atmosfere spektakolare.
“Une u largova nga muzika shume kohe me pare, per nje sere arsyesh, por ende e dua shume, keshtu qe miresia dhe mbeshtetja qe kam marre ditet e fundit vetem se u riktheva pak serish ne muzike do te thote shume per mua. Faleminderit.” – u shpreh Zendaya.
Per performancen, Zendaya veshi nje fustan roze (ose bluze + fund) me nje kanotiere te bardhe, te kombinuara me cizme stiletto Christian Louboutin.