Modelja plus size eshte vendosur ne kopertinen e numrit ‘Hot 100’ te revistes. Ajo la pas emra te medhenj si Margot Robbie, Cara Delevingne dhe Ana De Armas.Ashley Graham, modelja 35-vjecare dhe nene e tre femijeve eshte shpallur “gruaja me seksi ne bote” nga revista Maxim.
Kjo nuk eshte hera e pare qe Graham eshte ne kopertinen e Maxim, por ajo po feston arritjet e fundit, duke perfshire dhe te qenit nene e tre femijeve.
Ne nje interviste me Maxim, Graham foli per ndikimin e memesise ne deshiren edhe udhetimin e saj rreth body positivity.
“Te pasurit femije me ka dhene me shume deshire,” tha ajo. “Te ben te kujtosh se ‘te qenit hot’ eshte ne shume skenare dhe vjen ne te gjitha format dhe madhesite.”
Graham ka qene nje ‘avokate’ e zeshme per pozitivitetin e trupit gjate gjithe karrieres, duke perdorur platformen e saj per te promovuar pranimin e te gjitha llojeve te trupit dhe ka reflektuar mbi disa prej arritjeve me te medha te karrieres se saj, duke perfshire dhenien e nje TED Talk dhe krijimin e nje Barbie ne ngjashmerine e saj.
“Trupat tane jane gjithmone ne ndryshim dhe zhvillim. Une kam perdorur trupin tim si nje mjet per te qene ne gjendje te flas per keto ndjenja,” tha ajo.
Ajo deshiron te ndryshoje industrine e modes!
“Ne shume menyra e shikoj veten si nje vajze normale nga Nebraska, e cila thjesht ka shume ambicie, keshtu qe pse te mos e ndryshojme boten se bashku?” tha ajo.
Ajo beson se perqafimi i diversitetit duhet te jete i lehte dhe se bisedat rreth formes se trupit, madhesise, gjinise, perkatesise etnike dhe moshes nuk duhet te jene negative apo pozitive.