Lista e filmave te shpallur si me te bukurit per te pare ne Netflix gjate kesaj jave.
1.Luckiest girl alive
Luckiest girl alive eshte nje mister i ri thriller i Netflix. Eshte i bazuar ne librin me te shitur nga Jessica Knoll dhe ka kaq shume mesazhe te rendesishme.
2.”Have a Good Trip: Adventures in Psychedelics”
Megjithese konsiderohen si shume te rrezikshme psikedeliket jane nje tjeter klasifikim interesant i barnave qe dergojne trurin e njeriut ne gjendje te ndryshuara te realitetit.
Ne dokumentarin e ri te Netflix, Have a Good Trip: Adventures in Psychedelics, regjisori fitues i cmimit Emmy, Donick Cary eksploron implikimet mendore, fizike dhe sociokulturore nga perdorimi i psikadelikeve.
3.”Becoming” 2020, Netflix
Becoming eshte konsideruar si nje dokumentaret me te mire i cili flet per ish-Zonjen e Pare Michelle Obama gjate nje momenti ndryshimi te thelle te jetes personale dhe ate te nje populli dhe vendit ne te cilin paten ndikim per tete vite.
4. The unforgivable
E liruar nga burgu ne nje shoqeri qe nuk do ta fale te kaluaren e saj, nje grua kerkon shpengimin duke kerkuar per motren qe la pas”.
5. Don’t Look Up
Dy astronome duhet te shkojne ne nje turne gjigant mediatik per te paralajmeruar njerezimin per nje komete qe po afrohet e cila do te shkaterroje planetin Toke.
FILMAT ME TE FUNDIT NENETFLIX
Gjate ketyre muajve te vitit 2023, nje sere filmash dhe serialesh duket se kane mberthyer shikuesit para ekraneve. Lista e nxjerre nga Netflix eshte hartuar ne baze te oreve qe perdoruesit kane shpenzuar per t’i ndjekur ato, ne ndryshim nga viti 2021 kur platforma gjurmonte numrin e llogarive qe jane regjistruar te shikojne nje serial apo film.
Seriali “Ginny and Georgia” kryeson ne vendin e pare deri me tani. Ai shoqerohet nga “Wednesday” ne vendin e dyte dhe “You” ne te tretin. Per sa i perket filmave, “Glass Onion: A Knives out Mistery” mban vendin e pare, “Your Place or Mine” ne te dytin, dhe “We have a Ghost” ne vendin e trete.
Prodhimet origjinale te platformes perfshijne edhe serialet e huaja, si “Squid Game”(serial Korean) dhe “Money Heist” (serial spanjoll), te cilat vazhdojne te ngjallin interes tek shikuesit edhe ne vitin 2023.
Netflix numeron sot 230.7 milione te abonues nga e gjithe bota dhe rezulton qe 37.773 prej tyre jane llogari te abonuesve shqiptare.