Disa studime thone se gjatesia e flokeve tuaj percakton disa pika te rendesishme per personalitetin, duke pershkruar detaje dhe tipologji te karakterit tuaj.
Ne e dime se ekzistojne disa karakteristika te pamjes dhe fizikut tone qe mund te zbulojne dicka per sjelljen dhe tipin!
Floke shume te shkurter
Kjo lloj gjatesie pasqyron nje person te qete, shume te shoqerueshem dhe te pjekur. Kjo tregon se e keni me lehte te beni miqesi te sinqerte me nje tip te tille me floke shume te shkurter. Ju jeni shume te zgjuar kur behet fjale per trajtimin e problemeve. Mbi te gjitha, preferoni rehatine dhe nje pamje te mire. Nje nga te metat tuaja eshte se keni aq shume energji sa ndonjehere veproni pa menduar, por ne fund te fundit kerkoni zgjidhjen me te pershtatshme. Shefat e tu te respektojne sepse shohin qe e do punen tende dhe i ben gjerat me pasion.
Floke te shkurter
Kjo gjatesi e flokeve tregon qe ju jeni nje person i ndershem dhe i thjeshte qe flet me te verteten, pavaresisht sa e veshtire mund te jete. Ju jeni nje ekuiliber i persosur midis jetes suaj personale dhe profesionale. Ju keni cilesine e te menduarit te shpejte dhe dini te perqendroheni.
Floke me gjatesi mesatare
Ju jeni nje person i cili eshte i kenaqur me pamjen fizike dhe nuk keni komplekse. Ju keni nje aftesi te jashtezakonshme per t’u perfshire ne nje bisede interesante, te kujdeseni per miqesine, ju pelqen te jeni elegante. Te tjeret terhiqen nga bukuria juaj natyrore, edhe nese nuk e pranoni. Ju i doni sfidat dhe projektet e reja.
Floke te gjate
Ju jeni nje enderrimtare dhe do te jeni keshtu, derisa te plakeni. Ju i doni romancat dhe nuk mund te prisni qe te mberrije princi i kalter. Ju keni ndjenja shume te forta, keshtu qe mos kerkoni raporte te shkurtra, sepse dashuria juaj do te zgjase aq shume sa edhe floket tuaj! Ju jeni nje person krijues, por ndonjehere keni aq shume ide sa nuk dini nga t’ja filloni. Duhet te mesoni te jeni me te organizuar.