Qyteti i ri ne Arabi i prezantuar me emrin ‘The Line’ eshte nje projekt qe ne shikim te pare i ngjason filmave fantashkence ku shihet nje ndertese e gjate rreth 170 km dhe e gjere 200 metra me lartesi mbi detare 500 metra.
Princi i Kurores ne Arabine Saudite, Muhammed Bin Selaman, ka njoftuar se jane duke planifikuar qe te ndertojne nje qytet ku nuk do te kete ndotje te ambientit dhe pjesa e tokes e cila do te shfrytezohet do te jete e gjelberuar dhe ne menyre efeciente. Ne kete qytet eshte planifikuar qe te mos kete makina ”nuk ka vend per makina ne qytetin e se ardhmes”.
“The Line” eshte planifikuar te kete rreth 9 milione njerez, ku te gjitha sherbimet, qytetaret e ketij qyteti mund t’i kryejne ne kembe pasi “te gjitha objektet e rendesishme te jetes se perditshme si Shkollat, Praktikat Mjekesore, Ambientet e Kohes se Lire ose Hapesirat e Gjelbrat do te jene brenda nje shetitjeje prej pese minutash”, thuhet ne njoftimin e tyre.
Por si do te jete jeta ne qyteti i ri ne Arabi ku nuk ka makina?
“Udhetimet me te gjata duhet te behen duke perdorur transportin publik lokal. Udhetimet nuk duhet te zgjasin me shume se 20 minuta. Paraqitja e gjate dhe e ngushte e qytetit eshte nje avantazh sepse pasagjeret do te transportohen me transport me shpejtesi ultra te larte”, ka shtuar gjate prezantimit te qytetit Princi i Kurorës se Arabise Saudite.
Ndersa, transporti publik pritet te jete nen toke sepse infrastruktura mbitokesore do te rezervohet vetem per kembesoret. Shume nga sistemet e qytetit do te kontrollohen nga inteligjenca artificiale. Arabia Saudite po synon qe nepermjet dy projekteve sic jane , “King Abdullah Economic City” dhe “The Line”, qe jane pjese e projektit te zhvillimit ‘Vision 2030’, e cila eshte strategji e qeverise saudite per t’u pavaresuar nga nafta dhe te diversifikoje ekonomine e vendit. Ndersa kosto e ketij sillet rreth 500 miliarde dollare. Per ta thjeshtesuar se sa ka hapesire per te jetuar ne kete qytet eshte e domosdoshme qe te krahasohet edhe me qytetet ekzistues.
” ‘The Line’ do te ofroje hapesire per deri ne nente milione njerez. Per krahasim kjo korrespondon me popullsine e Londres. Keto duhet te shperndahen ne vije te drejte ne veriperendim te vendit deri ne Detin e Kuq. E krahasueshme me rrugen nga Berlini ne Detin Baltik. Dhe nese kjo nuk eshte ende e mjaftueshme per te ilustruar: ‘Linja’ korrespondon afersisht me lartesine e One World Trade Center ne Nju Jork – ndertesa me e larte ne SHBA. Tani imagjinoni One World Trade Center te rreshtuar 2786 here – Arabia Saudite po planifikon projektin ne keto dimensione” thuhet ne njoftimin e tyre.
Menyra se si do te ndertohet qyteti i ri ne Arabi?
Qyteti do te furnizohet me energji dhe uje nga burime te renovueshme. Shume gjelberim do te mbillet brenda dhe shume nga sistemet e qytetit do te kontrollohen nga inteligjenca artificiale. Me 25 korrik,Mohammed bin Salman bin Abdulaziz, Princi i Kurores dhe Kryetar i Bordit te Drejtoreve te NEOM, shpalli planet e LINE. Projektet e shpallura ofrojne karakteristikat me te rendesishme te “THE LINE”, e cila eshte 200 metra e gjere, 170 kilometra e gjate dhe 500 metra e larte.
Ky qytet do te ndertohet ne nje siperfaqe prej 34 kilometrash katrore. Kjo gjurme e vogel do te perdore me pak toke ne krahasim me qytetet e tjera me kapacitet te ngjashem dhe do te kontribuoje ne ruajtjen e 95% te tokes se NEOM. LINE e vendos natyren perpara zhvillimit, duke parashikuar nje te ardhme per komunitetet urbane pa rruge, makina dhe emisione. Ndryshe nga qytetet tradicionale, ai do te funksionoje me 100% energji te renovueshme dhe do te kete prioritet shendetin dhe mireqenien mbi transportin dhe infrastrukturen.
Disa kritika mbi ndertimin e qytetin e ri
Megjithate, nuk ka ardhur pa kritika, me raportet e rezistences nga nje fis qe pritet te zhvendoset per t’i hapur rruge qytetit te ri.
“Ne fillimin e The Line vitin e kaluar, ne u angazhuam per nje revolucion qyteterues qe i vendos njerezit te paret bazuar ne nje ndryshim rrenjesor ne planifikimin urban,” tha princi i kurores. “Dizajnet e zbuluara sot per komunitetet e qytetit do te sfidojne qytetet tradicionale te sheshta, horizontale dhe do te krijojne nje model per ruajtjen e natyres dhe rritjen e jeteses njerezore”.
“Ne nuk mund te injorojme krizat e jeteses dhe krizat mjedisore me te cilat perballen qytetet tona ne bote”, shtoi ai.