Ne spektaklin e mbremshem, Arbana Osmani beri nje deklarate e cila u komentua shume ne rrjet. Nisur nga komenti i Luizit mbi pjesemarrjen e Efit ne programin “Per’Puthen”, Arbana i tha Luizit: “Kujdes, se mund te kete edhe nga ato qe thone se motren time nuk e dua si Kiara, qe shkon ne “Big Brother”, lidhet me dike, puthet dhe ben dashuri poshte jorganit”.
Kjo ka nervozuar rrjetin qe mendojne se Arbana nuk duhet te mbroje nje vajze duke ulur nje tjeter dhe se perfshiu Kiaren pa te drejte, pasi ajo nuk mban pergjegjesi per deklaratat e Luizit.
Diten e sotme ajo ka sqaruar serish ne mediat sociale deklaraten e saj, duke shkruar se vajzave qe marrin pjese ne reality-show iu behet nje lincim publik dhjete here me i madh se djemve.
“Edhe njehere dua te saktesoj pergjigjen time ne lidhje me deklaratat e Luizit per “vajzat e Per’Puthen”. Cdo vajze qe merr pjese ne nje reality show si “Big Brother” apo “Per’Puthen” ka nje lincim publik 10-fish me te madh se nje djale dhe kete, po e diskutoja edhe dje me Kiaren, ku me erdhi shume keq kur me tha se “momenti qe me ka bere me teper te vuaj ishte kur mesova se vellait tim i dergonin mesazhe te tipit: “Shikoje motren tende cfare ben poshte jorganit . Nuk e ben nje vajze me “turp” fakti qe vendos te marre pjese ne nje program televiziv dhe te ndaje historine e saj te dashurise me publikun. Askush nuk ka te drejte te merzise as vellain e Efit dhe as ate te Kiares e te asnje vajze tjeter te ketij vendi duke predikuar moral . Efi, Kiara, Dea, Olta etj jane te gjitha vajza dhe gra qe prej muajsh po lincohen masivisht online vetem sepse ne momente te caktuara kane zgjedhur te jetojne “Big Brother-in” e tyre si te duan ato. Lincimi jashte eshte mese i teper. Aq sa kur me i vogli qe vjen brenda shtepise, mua si grua, me ben te reagoj. Dhe do ta bej gjithmone”, permbylli ajo.
Sipas Arbanes lincimi qe po u behet vajzave e grave te ‘Big Brother’ kete vit ka qene i madh ndaj reagon kur ai ndodh edhe brenda shtepise.