Sofia ka nje marredhenie shume te ngushte me vellain e saj, Miles Richie, ndaj njerezit u cuditen kur ai nuk u paraqit ne dasmen e saj. Njerezit pyeten dhe postuan ne Twitter, te shqetesuar per mungesen e tij ne diten e rendesishme te se motres.
E gjithe bota po flet per dasmen e Sofia Richie dhe Elliot Grainge, por vellai i nuses nuk ishte i pranishem ne dasme.
“Ku eshte Millie?”, pyeti dikush.
“Jam shume konfuz! Pse vellai i Sofia Richie nuk ishte ne dasme?!”
“Mendoj se Miles s’ishte ne dasme! Cfare?! Ai eshte miku i saj i ngushte”, tha nje tjeter.
Epo, Miles Richie mungoi ne dasme per nje arsye shume te forte: Ka rezultuar pozitiv me COVID-19, sipas burimeve per “TMZ” dhe u detyrua te mos ishte prezent ne dasmen e Sofia-s.
Megjithate, ajo dhe Elliot paten shume anetare te familjes dhe miq te festonin dashurine e tyre ne jug te Frances me 22 prill. Motra e Sofias Nicole Richie ishte shoqeruese nderi dhe babai i saj Lionel e shoqeroi ne altar. Kater here fituesi i Grammy-t performoi edhe disa nga hitet e tij gjate dasmes.
“Ata kishin dy kenge”, tha Lionel per E! News dy dite pas ceremonise. “Ata thane: “A mund te kendosh “Hello” dhe “Stuck on You”? Dhe une thashe, ‘Ju e dini se kjo nuk eshte ne buxhet, por mendoj se mund ta perballojme Lionel Richie’.”
Dhe Lionel eshte i emocionuar qe Sofia dhe Elliot te fillojne kete kapitull tjeter. “Ata jane te lumtur dhe te dashuruar”, tha kengetari.