Ja cilet jane disa prej yjeve me te famshem te Holliwood te cilet i kemi pare te rriten ne karriere bashke me vitet e tyre.
Megjithate shume duken sikur koha ka stopuar per ta, kjo per faktore gjenetike por edhe kujdesje maksimale per fizikun e pamjen e tyre. Cilat jane ndryshimet qe kane pesuar gjate viteve?
Ricky Martin fotografuar ne vitin 2000 dhe 2021 ku duket se i vetmi ndryshim eshte rritja e mjekrres.
Nje nder ikonat e bukurise per shume vite Jennifer Lopez, duket se nuk ka pesuar asnje ndryshim pergjate viteve duke marre parasysh moshen aktuale te saj.
Bianca Lawson disi duket me e re tani se ne 2003, dukshem tiparet e saj spikasin per freskine dhe bukurine qe vitet nuk e kane zbehur. Lawson tashme eshte ne moshen 43 vjec, luajti rolin e gjimnazistes ne “Buffy the Vampire Slayer” ne 1997 dhe 1998. Dymbedhjete vjet me vone, ajo luajti perseri rolin e nje gjimnaziste ne “Pretty Little Liars”.
Duket se vitet nuk kane ecur aspak per Beyonce pasi edhe sot ajo duket akoma me e re se cka qene. Njezet vjet pas Destiny’s Child, Beyonce eshte nder muzikantet solo me te famshme, fituese e Grammy, ikone feministe dhe nena e tre femijeve: Blue, Sir dhe Rumi.