Kiara, ndonese ka dale nga shtepia e “BBVA”, vijon te jete ne vemendjen e opinionisteve te formatit. Jo me larg se mbreme, ajo ka pasur disa perplasje me Zhakline Lekatarin dhe u perball (serish) me ironine e Arber Hajdardit.
Nje koment i bere nga Luizi per Efin dhe i pasuar nga nje koment i Arbanes per Kiaren ka ndezur rrjetin.
“Une nuk do te doja qe te shihja motren time ne nje format qe mes 30 cunave zgjedh gishtin djemve se ke ka per burre.”-tha Luizi, te cilit Arbana ia ktheu duke i thene:
“Kujdes, se mund te kete edhe nga ato qe thone se motren time nuk e dua si Kiara, qe shkon ne Big Brother, lidhet me dike, puthet dhe ben dashuri poshte jorganit.”
Deklarata e moderators eshte kritikuar shume ne rrjet dhe duket se pakenaqesi ka pasur edhe te Kiara. Pas spektaklit ajo ka ndare ne Instagram nje thenie ku shkruhet: “Eshte e cudtshme se si i gjykojme te tjeret dhe nuk e verejme se sa i mjere eshte percmimi yne”.
Postimi eshte publikuar para rreth 10 oreve, kur Kiara ishte ne zonen e ish-banoreve dhe zhvilloi nje debat me Zhaklinen dhe me ish-konkurrenten, Tean, serish per komentin e Luizit.
Zhaklina e quajti “genjeshtare” disa here dhe Kiara tha se opinionistja s’ka thene kurre nje fjale te mire per te, pavaresisht edukates dhe miresise qe Kiara ka treguar brenda ne shtepi. Situata u nxeh pak dhe nderhyri Arbril, i cili tha se Kiara po pret qe t’i vijne mesazhet ne telefon qe te ktheje pergjigje.
Kjo s’eshte hera e pare qe Kiara perballet me opinionistet.
Me pas, Arbri u “akuzua” se po nxiste gjuhen e urrejtjes ndaj Kiares dhe ai beri nje tjeter reagim ku u shpreh:
“Miq te dashur!
Ky “Big Brother” ka qene dhe eshte shume i veshtire per t’u analizuar, per t’u komentuar e per te dhene nje opinion personal, pikerisht per permasat gjigante qe ka marre dhe ndjeshmerise se madhe qe secili nga personazhet ka ne publik. “Gjate gjithe jetes dhe punes sime, kam si parim te mos cenoj askend dhe te vleresoj cdokend, duke u perpjekur te jem sa me i drejte dhe racional”
Me tej, vijoi:
“Ky eshte nje spektakel, nje show televiziv dhe jo nje arene gladiatoresh. Ata, aty brenda, por edhe ne ketu jashte qe jemi te perfshire, jemi njerez normale, me te mirat dhe te keqijat tona, por ndryshimi eshte qe ata aty brenda po ju argetojne prej 103 ditesh dhe nuk meritojne asnje lloj lincimi publik. Shprehja e nje opinion personal per lojen e tyre, nuk do te doja kurrsesi te perkthehej ne sulm karshi asnjerit prej konkurrenteve”.
Arbri shtoi:
“Nese une kam bere dy batuta me konkurrentet, ka ndodhur sepse ky eshte nje show dhe si i tille, duhet ta marrim pak me me lehtesi e sportivitet. Boll drama ka ky vend! “Big Brother” eshte per argetim, jo per te shfryre, share dhe ofenduar askend”, permbylli ai deklaraten.