Me kalimin e viteve dhe meshimit te mendesise se familja eshte nje institucion i palekundur, keto sjellje toksike jane normalizuar, por kjo nuk e zhben faktin se keto sjellje ndikojne ne pjesetaret e saj. Familja eshte e cmuar dhe e pazevendesueshme, por ndonjehere edhe toksike.
Duhet te tolerosh ata qe te bejne keq sepse jane “gjaku yt”
Lendimi emocional apo fizik mbetet nje traume afatgjate, ndaj ndoshta familjari duhet te mendoje qe nuk duhet te te beje keq pikerisht per te njejten arsye, sepse eshte “gjaku yt”.
Prinderit presin qe femijet t’u binden sepse “keshtu thone ata”
Ky nuk eshte argument.
Mendimi se nuk duhet qe te kundershtosh prinderit
Nese ti ke nje mendim ndryshe apo nuk bie dakord, eshte mese normale qe te kundershtosh prinderit. Ata duan me te miren per ty, por jo domosdoshmerisht e dine cila eshte me e mira per ty.
Sjellja sikur gjithcka shkon me se miri
Ka shume raste kur prinderit dhunojne femijet, i gjykojne, krahasojne, shkaktojne trauma dhe sillen sikur gjithcka shkon per mrekulli. Kjo i ben femijet te ndrydhin ndjesite e tyre per nje kohe te gjate dhe me pas, te perballen me probleme te kontrollimit te inatit.
Shkelja e kufijve te te tjereve
Kufijte, qofshin privatesia, deshira per te perjetuar nje lidhje romantike pa vezhgimin e prinderve, apo edhe respektimi i femijeve, shpeshhere shkelen me justifikimin e “kontrollit”.