Bebe Rexha eshte treguar e drejtperdrejte duke folur per plaget apo ‘te metat’ e shoqerise sone. Sikurse ka bere edhe ne intervisten e saj te fundit me ‘Rolling Stone’
Por, po ashtu eshte treguar gjithnje krenare per prejardhjen e saj, duke promovuar vlerat dhe traditat e shqiptareve ne bote.
Kengetarja ka folur mbi albumin e ri, karrieren, jeten e saj, si edhe prejardhjen, duke treguar historine e zhvendosjes se familjes nga Maqedonia e Veriut ne SHBA. Revista shprehet:
“Ajo thote se mentaliteti i saj “gjithmone nxitues” vjen nga rritja ne nje familje emigrantesh. Te dy prinderit e saj jane shqiptare, me babane e saj qe emigroi ne SHBA nga Maqedonia e Veriut ne moshen 21-vjecare ne fund te viteve 80-te, para Lufterave Jugosllave. Nena e saj ka lindur ne SHBA, por edhe gjysherit e Rexha-s nga nena kane emigruar nga Evropa ne kerkim te nje jete me te mire.”
E pyetur per familjen e saj, Bebe ka rrefyer:
“Ata jane me paranojake, shume te stresuar. Ndjehem sikur i kam marre disa nga ato cilesi nga familja ime, por duhet te mesosh se si te terhiqesh nga kjo. Askush nuk flet kurre per traumen nder breza.”
Rexha e kanalizoi kulturen e saj ne nje menyre tjeter ne nje nga kenget e albumit “Bebe”, e cila titullohet “I Am”, te cilen e kompozoi pasi Gjykata e Larte mori vendim per ndalimin e abortit ne Amerike. Ky vendim e beri ate te mendoje per rrenjet e saj dhe mizogjenine e rrenjosur qe ajo sheh ne kulturen shqiptare.
“Mos me keqkuptoni, une e dua kulturen dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them kete, por ndonjehere me duket sikur grate trajtohen si qytetare te dores se dyte ne vendin tim. Burrat hane te paret. Burrat flasin. Gjithcka ka te beje me burrat dhe me pas vijne grate.”