Kardashian do te luaje ne kete serial se bashku me Emma Roberts, ne sezonin e 12-te te serialit horror, i cili do te bazohet ne librin qe pritet te botohet, “Delicate Condition”.
Nga nje yll ne reality show ne nje yll ne kinema! Kim Kardashian do t’i bashkohet kastit fantastik te “American Horror Story” dhe lajmin e beri me dije vete Ryan Myrphy, bashkekrijuesi i serialit.
“Kim eshte mes yjeve me te medhenj dhe te shnderitshem te televizionit ne bote dhe jemi shume te emocionuar qe do t’i urojme mireseardhjen ne familjen e “AHS”. Emma dhe une jemi te lumtur per bashkepunimin”, u shpreh ai.
Kardashian do te luaje ne kete serial se bashku me Emma Roberts, ne sezonin e 12-te te serialit horror, i cili do te bazohet ne librin qe pritet te botohet, “Delicate Condition”.
Romani eshte i zhanrit thriller dhe si subjekt ka nje grua qe perndiqet nga nje shpirt”. Libri eshte shkruar nga autorja Andrea Bartz dhe pritet te botohet ne gusht te ketij viti.
Sa i perket rolit te Kim, ajo do te luaje nje rol interesant, argetues dhe elegant dhe sigurisht, te frikshem, pasi ky sezon i “American Horror Story” eshte shume me ndryshe nga te gjithe sezonet e meparshme.
Per “American Horror Story” eshte e para here qe ka nje material te shkruar ku bazohet, pasi seriali eshte frymezuar nga legjendat urbane, si dhe ngjarje e kobshme qe qarkullojne ne kulturen amerikane. Ky serial eshte nje nder me afatgjatet dhe fitimpruresit per Ryan Murphy, pasi eshte nominuar per me shume se 100 cmime Emmy.
Edhe pse Kim ka aktuar me pare, pjesemarrja ne “American Horror Story” eshte nje hap shume i madh, fale listes se yjeve qe kane luajtur ne te. Me pare, ne serial ka marre pjese edhe Lady Gaga, Evan Peters, si dhe Sarah Paulson.