Ndikimet dhe pasojat nga ngjarjet e luftes mes dy shteteve Ukraine dhe Rusi jane te pashmangshme ne Europe, Amerike dhe me gjere.
Efektet ekonomike dhe sociale jane te pashmangshme dhe tashme kane filluar te thellohen. Borxhi publik dhe nivelet e taksave jane rritur ndjeshem gjate gjithe periudhes se luftimeve, si rrjedhoje edhe inflacioni.
Ndikimi afatshkurter i luftes ne tregun financiar eshte tashme mese i qarte. Perballe rritjes ekonomike te ulet me inflacion dhe papunesi aksionet globale ka te ngjare te levizin nga niveli aktual (-10%) ne zonen e proves se rezistences (-20%).
Ne listen e shteteve te prekura drejtperdrejt nga pasojat e kesaj lufte perfshihet dhe Shqiperia. Cmimet e karburanteve, ushqimeve dhe miellit jane rritur tashme, pasi vendi importon nga Rusia 47% te nevojave vjetore me grur dhe 12% te naftes. Pas rimekembjes se brishte nga pandemia, duket se kjo ishte goditja me e rende per tregjet globale dhe ate lokal, duke rritur cdo cmim ne 5-8%.