Kriza energjitike dhe ajo e naftes dhe nenprodhimeve te saj duket se ka prekur gjithe boten, e bashke me kete krize ka filluar te shikohet per menyra alternative te prodhimit te energjise apo karburantit qe do te perdoret.
Prodhuesi francez i energjise HDF Energy pret qe termocentrali i gjelber me hidrogjen ne Namibi, i pari ne Afrike, te filloje te prodhoje energji elektrike deri ne vitin 2024, sipas një drejtuesi te larte te kompanise.
Nje nga vendet me me shume diell dhe me pak popullsi ne bote, do te shfrytezoje potencialin e tij per energjine diellore dhe te eres per prodhimin e hidrogjenit te gjelber duke e pozicionuar vendin si nje qender energjie te rinovueshme ne Afrike.
Bashkimi Evropian gjithashtu planifikon nje marreveshje me Namibine per te mbeshtetur sektorin e sapolindur te hidrogjenit te gjelber dhe per te rritur importet e veta te karburantit, thane zyrtaret e BE dhe Namibise, ndersa blloku punon per reduktimin e varesise nga burimet ruse te energjise.